Capello: Juve kërkoi të transferonte Messin, Derby d’Italia e fiton…

03/10/2019 16:23

Ish-trajneri i Juventusit, Fabio Capello, ka folur në lidhje me super sfidën e javës së shtatë në Serie A midis Interit dhe Juventusit, si dhe ka treguar edhe për një tentim që ‘bardhezinjtë’ kishin bërë për të transferuar Lionel Messin në Torino.

Capello është shprehur se pret një ‘Derby d’Italia’ të fortë në mesfushë dhe sipas tij pikërisht ky repart do të jetë edhe deçizivi.

Inter dhe Juventus janë të dyja të pamposhtura në gjashtë javë kampionat me ‘zikaltërit’ që kanë pikë të plota 18 dhe Juve ndjek më 2 më pak, këtë supersfidë do të keni mundësinë ta shikoni të dielën në orën 20:45 në platformën Digitalb.

“Juventusi do të jetë pa Chiellinin kundër një ekipi që sulmon shumë, teksa ‘zikaltërit’ duhet që të tregojnë të njëjtin karakter që kanë treguar.

Deri më tani, Interi nuk është përballur me ekipe të mëdha, ata patën ‘derbin’ por Milani i ditës së sotme nuk është një ekip që të hap probleme”, u shpreh tekniku 73 vjeçar.

Ndërsa sa i përket transferimit të Messit në Torino ai tha:

“E kam takuar Messin kur ishte 16 vjeç në “Trofeun Gamper”. Kur ai u aktivizua i gjithë stadiumi ngriu, pas takimit takova Rijkaard dhe e pyeta nëse mund ta huazonte atë tek ne.

Ata kishin probleme me tre lojtarë jo Europianë që nuk mund ti fusnin në lista, por Rijkard më tha që sërish do ta gjenin një mënyrë për të”.

Top Channel