Në konferencën e tij për mediat kreu i opozitës Lulzim Basha e përsëritin disa herë se opozita ka një plan gati për daljen e evendit nga kriza dhe nëse Rama refuzon zbatimin le të hapë rrugën se ka kush ta bëjë.

I pyetur nga gazetarët nëse ai i druhet faktit se Rama mund ta kalojë reformën zgjedhore edhe me pjesëmarrjen aktuale në parlament, Basha tha:

“Po të lexoni kushtet flasin vetë ato. Si do ta bëjë reformën pa opozitën e ke ne kushtet e Bundestagut. Nuk ka reformë pa opozitën. Merrni lexoni dhe raportin e ODHIR se çfarë thotë. me kë do e bëjë ai reformën? Me Dakon, Doshin, Ymer , me kriminelët do e bëjë?
Ky është sërum për të mbajt në këmbë një pushtet të degraduar. ky është shansi i fundit për PS që të kontribojë në zgjidhjen e krizës. Të zbatojë planin e PD me 5 pika, mos të fshihet pas dështimit të radhës, vetëm ai është përgjegjës”, tha Basha.

Top Channel