Bombat tymuese në ndeshje, ishin vendosur në tribunën përballë tifozëve të Partizanit

02/10/2019 21:54

Kanë kaluar disa ditë nga derbi por, kryefjala nuk është diskutimi sportiv teknik, por ai piroteknik dhe i tymueseve të gjetura në pjesën pas portës.

Në deklaratën e tyre, një ditë pas ndeshjes, klubi i Partizanit ka akuzuar tifozët bardheblu për terrorist dhe për një sasi eksplozivi të gjetur aty pranë tifozerisë së kuqe. Top Channel ka mundur të sigurojë një nga këto mjete piroteknike për ta shpjeguar efektin e tyre.

“Kjo është një nga 35 tymueset, që ka gjetur policia në ndeshjen mes Tiranës dhe Partizanit të vendosura në një vazo, në tre gropa përpara tifozerisë së kuqe nga tifozeria blu. Në fakt janë vetë tifozët të cilët kanë bërë të ditur dhe na kanë vënë në dispozicion një prej tyre për të demonstruar se çfarë efekti kishin ato duke qenë se ende policia nuk ka nxjerrë një version zyrtar se prej çfarë materiali janë dhe se çfarë efekti kishin”, raporton gazetari Endi Tufa.

Top Channel