Kupa e Shqipërisë/ Nuk ka surpriza të mëdha, 16 skuadra në këtë fazë

02/10/2019 19:59

Kupa e Shqipërisë kompletoi ndeshjet e kthimit në turneun e dytë për nga rëndësia në futbollin tonë, duke zbuluar dhe 16 ekipet e mbijetuara deri në këtë fazë.

Nuk pati asnjë surprizë me ekipet favorite që militojnë në Superiore, e madje disa prej tyre u bënë protagoniste me goleada.

Tirana shkatërroi 4-0 Shënkollin duke lënë pas disfatën në derbi, edhe pse ndryshimi i shkallës së vështirësisë ishte i madh. Për bardheblutë me formacion të ndryshuar, gjetën golin dhe të rinjtë. Në Vlorë, Flamurtari asfaltoi 5-0 Velecikun në një ndeshje me vetëm një drejtim ndërsa në një tjetër qytet bregdetar, në Durrës Teuta shënoi 6 gola në suksesin 6-2 ndaj Tërbunit.

Surprizë nëse mund të quhet e tillë ishte humbja e Skënderbeut në derbin me Devollin, por disfata 0-2 ndaj fqinjëve nuk rrezikon kualifikimin e Ujqërve.

Krijohet kështu tabloja e fazës së ardhshme të Kupës së Shqipërisë në grupet A dhe B. përballjet e para në 22 Janar të vitit të ardhshëm ndërsa kthimi në 5 Shkurt.

Top Channel