Dyert e selisë blu nuk do të hapen për Edi Ramën, i cili shprehu gatishmërinë për ti shkuar në zyrë Lulzim Bashës për reformën zgjedhore.

“Kjo nuk është një çështje për Bashën, nuk është një çështje për Ramën. Shqipëria është në krizë. Ne kemi një plan për ta nxjerrë vendin nga kriza, ne kemi një plan, një propozim për Reformën Zgjedhore. Ia kemi dorëzuar këtë plan Edi Ramës dhe përfaqësuesve të tij. Ta marrë e ta zbatojë! Nëse nuk e zbaton dot, të hapë krahun se jemi të gatshëm ta zbatojmë ne!”, është shprehur kreu u PD-së, Lulzim Basha.

Plani për të cilin flet Lulzim Basha është dokumenti i prezantuar në tryezën e reformës zgjedhore nga opozita jashtë parlamentare ku parashikohet edhe ngritja e një strukture esktraparlamentare me përbërje edhe ndërkombëtare, të cilën Edi Rama nuk e pranon.

Dialogun me Edi Ramën e refuzojnë edhe aleatët e Bashës edhe pse ata lenë një shteg hapur për t’u ulur në një tryezë të përbashkët.

Kjo nuk është ftesë e parë e Edi Ramës për Lulzim Bashën, por ndryshe nga herët e shkuara këtë radhë në lojë ka futur dhe aleatët.

Top Channel