Xhejms Majkëll Majer, një banor në Dallas të Teksasit, qëlloi një hajdut që i kishte hyrë në shtëpi dhe pastaj shkoi të flinte.

Policia kërkon ta dënojë për vrasje, pasi ai nuk e raportoi ngjarjen dhe as nuk mori ambulancën.

72-vjeçari tha për policinë se kishte dëgjuar zhurma natën dhe kishte dalë me pistoletë.

Kur kishte parë një hajdut në oborr, i kishte thënë të largohej ose do të qëllonte. Hajduti kishte bërë disa hapa drejt tij, dhe Majeri e kishte qëlluar me një plumb. Hajduti kishte ikur me vrap dhe Majeri e kishte qëlluar për herë të dytë në errësirë.

Ai i tha policisë se nuk e dinte që plumbat e kishin prekur, ndaj u kthye të flinte në shtrat duke menduar se hajduti ishte larguar. Por në mëngjes ishte zgjuar dhe kishte gjetur trupin e vdekur në oborr të shtëpisë.

Top Channel