“Rama n’burg, Berisha n’burg”, pas marshimit nëpër kryeqytet, disa protestues rikthehen para Kryeministrisë, të tjerë vijojnë lëvizjen në këmbë
Janë vënë nën pranga tre shtetase nga Tirana, pasi tentuan të vidhnin në një mini-market në qytetin e Fierit.
Personat e arrestuar janë: A.M, 28 vjeçe, A.B, 41 vjeçe, Z.S, 55 vjeçe, të treja banuese në Tiranë.
Ato kanë hyrë në mini-marketin me vendndodhje në lagjen “Kryengritja e Fierit” dhe kanë vjedhur 9 steka me paketa cigaresh, të markave të ndryshme.
Pas njoftimit nga pronari i mini-marketit, në ndjekje të tyre shkoi patrulla e policisë e cila i kapi në tentativë për t’u larguar me automjetin e tyre.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan stekat e paketave dhe automjeti me të cilin tentuan të largoheshin.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”.
Top Channel