Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç u ka bërë presion serbëve që jetojnë në Republikën e Kosovës për të votuar më 6 tetor për Listën Serbe, parti politike e mbështetur direkt nga Beogradi.

Daçiç ka theksuar se kush nuk voton për Listën Serbe është kundër shtetit serb.

“Kjo më nuk është çështje partiake, por Prishtina dëshiron që dikush tjetër t’iu zgjedh përfaqësuesit dhe që në Parlamentin e Kosovës të hyjnë serbët të cilët janë kundër shtetit të Serbisë”, u shpreh Daçiç.

Ndërkohë, Nenad Rashiç, politikan i serbëve të Kosovës ka vendosur kandidaturën për kryeministër si përfaqësues i partisë serbe Liria në Kosovë. AI kë përgatitur një spot elektoral në të cilin flet shqip dhe kërkon që ta votojnë për të hequr qafe listën serbe të cilën e quan monstër politike.

Top Channel