Foto-Video/ Nga gjesti i Ramës me homologen e Japonisë te leksioni me studentët, detajet e vizitës zyrtare të kryeministrit në Tokio
Në kërkesën e PD që prokuroria të nisë hetimet për foton e kryeministrit Edi Rama me ish-presidentin e SHBA, Barack Obama, në vitin 2012, ku demokratët pretendojnë për financim të paligjshëm në shumën e 80 mijë dollarëve, janë renditur edhe 9 pyetje.
Nga provat e reja të dala në dritë pas dënimit me burg të shtetasit amerikan që ka paguar në emër të Edi Ramës për foton, PD thotë se Edi Rama ka konsumuar të paktën 3 vepra penale, nga veprimet e tij të kundërligjshme.
Konkretisht, Edi Rama duhet të hetohet për veprat penale:
PD vë në dukje se Prokuroria e Përgjithshme dhe Prokuroria e Tiranës kanë standarde të dyfishta, pasi nuk nisin murrë hetime kryesisht për veprimtarinë kriminale të kryeministrit Edi Rama apo drejtuesve të lartë të qeverisë dhe partisë në pushtet.
Partia Demokratike vlerëson se mënyra sesi do të veprojë prokuroria, është tregues tjetër për zbatimin apo jo të ligjit, pasi deri tani, nën kontrollin e qeverisë, i ka shërbyer kulturës së pandëshkueshmërisë, duke mos çuar para drejtësisë asnjë zyrtar të lartë.”

Top Channel
Foto-Video/ Nga gjesti i Ramës me homologen e Japonisë te leksioni me studentët, detajet e vizitës zyrtare të kryeministrit në Tokio