E hënë, 09 Mars 2020
16:08
Ekspertët kinezë: Ka dy lloje të virusit, njëri është më agresivi!

Disa media italiane thonë se ka dy lloje koronavirusi. Janë dy tipologji të së njëjtës sëmundje, por që ndahen disa tek karakteristikat dhe efektet.

16:07
Kirurgu plastik 49 vjeçar drogonte pacientet dhe filmonte veten duke i përdhunuar

Një doktor kirurgjie plastike nga Ohio në SHBA ëshët arestuar për drogimin e disa pacienteve femra teksa më pas filmonte veten duke i përdhunuar kur ato rrinin pa ndjenja në shtretër, njoftuan dje autoritetet.

16:05
Greqi, 84 të prekur nga koronavirusi/ Ambasada izraelite në Athinë e mbyllur, u konfirmua një rast në stafin e saj

Ka shkuar në 84 numri i të infektuarve me koronavirus në Greqinë fqinje. së fundmi janë regjistruar 11 raste të reja, tre prej të cilëve janë shtetas të huaj.

16:03
Kura kundër koronavirusit! Shkencëtarët kinezë e gjejnë te plazma e të shëruarve

Covid-19 është ende një virus i ri me shumë të panjohura për mjekësinë botërore. Deri tani, gjithë çfarë ekziston kundër tij janë kura eksperimentale.

15:58
Bullgaria shënon rastet e para të Covid-19, blen 50 mijë pajisje mbrojtëse nga Turqia!

Bullgaria regjistroi rastet e saj të para të koronavirusit, ndërsa sëmundja vazhdon të përhapet në Ballkan. Bëhet fjalë për katër pacientë: një djalë 27 vjeç, një burrë 61, një grua 75 vjeçe dhe një mjeke.

15:49
​S’ka koronavirus në Kosovë, aktualisht po testohen pesë raste

Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës lidhur me Koronavirusin në Kosovë, sot u takuan për të shqyrtuar situatën epidemiologjike në Kosovë lidhur me Covid-19.

15:49
Kurti refuzon Thaçin, nuk pranon të takohet me presidentin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk do të takojë të hënën presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

15:46
Shkencëtarët në Londër paguajnë vullnetarët £3,500 për t’u infektuar, në eksperimentet e kërkimit të vaksinës së koronavirusit vrasës

Në kuadër të kërkimeve për vaksinën kundër koronavirusit vrasës, studiuesit britanikë të qendrës Queen Mary BioEnterprises në Londër po rekrutojnë 24 njerëz që do të paguhen 3500 paundë për t’u infektuar me koronavirusin e ri.

15:45
Digjen mijëra makina të votimit në Venezuelë

Këshilli zgjedhor në Venezuelë ka thënë se një zjarr në një depo afër kryeqytetit Karakas, ka shkatërruar shumicën e pajisjeve të votimit, që janë mbajtur aty.

15:43
Pezullohen lundrimet me Italinë e veriut/ Kontrolle edhe në pikat kufitare me Greqisë

Ministria e infrastrukturës pezulloi lundrimet me Italinë e veriut ku disa zona janë shpallur karantine me dekret qeveritar.

15:34
Anulohen avionët me Italinë/ Të gjitha linjat që udhëtonin në veri, nuk do të fluturojnë më

19 linja nga Shqipëria ne Itali dhe anasjelltas janë anuluar prej ditës së sotme. Vendimi është marrë nga autoriteti i aviacionit civil.

15:33
Koronavirusi në Shqipëri/ 11 masat e propozuara nga grupi i punës i PD-së

Partia Demokratike ka bërë publike 11 masat e propozuara nga grupi i punës, për të shmangur përhapjen e virusit vdekjeprurës, pas shënimit të dy rasteve të para me koronavirus në Shqipëri.

15:27
Foto alarmuese të pacientëve me koronavirus në makineri mbijetese në spitalin e karantinës, mjekët luftojnë për t’i shpëtuar

Foto të reja alarmuese kanë dalë nga një spital italian i karantinës së koronavirusti të ri, ku pacientët mbahen në kujdes intensiv në veri të vendit, ku lëvizja është bllokuar për rreth 16 milionë njerëz.

15:17
Mbyllen shkollat për dy javë/ Qeveria vendos: Asnjë tubim, aktivitet deri më 3 prill

Përballë situatës kur dy persona janë testuar pozitivisht me koronavirus, kryeministri Edi Rama nga një mbledhje urgjente e qeverisë, paraditen e të hënës anoncoi, një mori me masa parandaluese duke nisur nga shkollat.

15:12
Me maska në rrugë/ Shtohet kujdesi nga njerëzit për t’u mbrojtur

Një ditë pas lajmit se koronavirusi ka prekur edhe Shqipërinë nëpër rrugë shikohet një numër i madh njerëzish që si masë të parë kanë marrë, vendosjen e maskës.

15:12
​Kolumbia raporton rastin e parë me koronavirus

Shteti i Kolumbisë ka konfirmuar rastin e parë të koronavirusit edhe pas shumë tentimeve për izolim.

15:00
Koronavirusi/ Pezullimi i fluturimeve, ministrja Balluku: Pasagjerët mund ta ndryshojnë afatin kohor të biletës

Në një deklaratë për mediat, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku foli sa i takon masave të marra nga qeveria sa i takon koronavirusit.

14:59
“Giorgo Armani”, donacion kundër koronavirusit/ Dhuron 1.25 milionë euro për spitalet italiane

Giorgo Armani ka dhuruar 1.25 milionë euro për një varg spitalesh dhe institucionesh italiane të përfshira në luftën kundër përhapjes së koronavirusit në vend.

14:54
Çfarë është virusi, si kalon nga një person tek tjetri dhe si mund të neutralizohet?

Nisur nga situata e krijuar edhe në vendin tonë , po ndajmë me ju disa informacione të qarta, të thjeshta dhe të kuptueshme nga të gjithë që përshkruajnë saktësisht çfarë është virusi, si kalon nga një person tek tjetri dhe si mund të neutralizohet në jetën e përditshme. Ky informacion është përgatitur dhe shpërndarë nga spitali “Gemelli” në Romë.

14:53
Koronavirus në Shqipëri/ 2 ndeshjet e sotme pa tifozë

Coronavirusi që ka hyrë në Shqipëri, nuk pengon për momentin futbollin në vendin tonë. Kështu ndeshjet e parashikuara për t’u zhvilluar sot në orën 18:00 mes Skënderbeut dhe Kukësit e Vllaznisë dhe partizanit që mbyllin javën e 26 të Kategorisë Superiore do të luhen pa praninë e tifozëve.

14:53
Koronavirusi në Maqedoni, shkon në katër numri i të prekurve

Drejtorja e Klinikës së sëmundjeve të lëkurës në Shkup është infektuar me koronavirusin e ri duke e çuar në katër numrin e të prekurve me COVID-19.

14:51
Gjyqi për avionin e rrëzuar/ Fillon nga Hollanda procesi ndaj tre rusëve dhe një ukrainasi

Ka filluar në Holandë gjyqi ndaj tre rusëve dhe një qytetari ukrainas të cilët akuzohen për rrëzimin e aeroplanit të Malajzisë më 2014-të në Ukrainën lindore të kontrolluar nga separatistët.

14:48
Nuk ishte dakord për gjobën, godet policin rrugor/ Arrestohet 50-vjeçari

Një 50 vjeçar është arrestuar nga policia pasi kundërshtoi dhe goditi punonjësin e Policisë Rrugore në detyrë.

14:46
Në garë për vaksinën/ Edhe Izraeli “përvesh mëngët” për ta prodhuar

Ndërsa emergjenca e koronavirusit vazhdon të zgjerohet në botë, me më shumë se 100 shtete të prekura tashmë, edhe Izraeli duket se ka përveshur mëngët për vaksinën. Madje zyrtarët kanë thënë se kanë arritur rezultate shkencore që mund të çojnë në krijimin në një kohë shumë të shpejtë të një vaksine kundër koronavirusit.

14:32
Kapshticë/ Pako me kokainë të fshehur në bark dhe këpucë, arrestohet 32-vjeçari

Policia Kufitare në Kapshticë ka zbuluar dhe sekuestruar një tjetër sasi lënde narkotike të fshehur në trupin e shtetasit I. Q., rezident në Greqi.

14:32
Konfirmimi i rasteve me koronavirus/ Anulohet Dita e verës

Bazuar në urdhërin e Ministrisë së Shëndetësisë nr. 135, datë 09.03.2020 të gjitha institucionet arsimore publike dhe jo publike do të mbyllen për një periudhë dy javore për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

14:24
(VIDEO) Nis dezinfektimi i pikës doganore të Muriqanit

Nisur nga fakti që në pikën kufitare të Muriqanit, mes Shqipërisë dhe Malit të Zi kaloi më 26 shkurt, i riu nga Tirana me koronavirus, ka nisur dezinfektimi i pikës doganore në fjalë.

14:23
Pezullim i mësimit vetëm për nxënësit/ Stafi i UBT: Të ndryshohet urdhri, duam lejen dy javore

Stafi i UBT, Universitetit Bujqësor të Tiranës thotë se rektorati “nuk na lejon të marrim lejen dyjavore që na takon me ligj”.

14:20
Rrëmbyen dhe dhunuan një 16-vjeçar në Durrës, policia arreston 3 persona

Dy laçjanë dhe një lezhjan janë arrestuar për rrëmbimin dhe dhunimin e një të mituri në Durrës.

14:16
Nga ndalimi i shoqëruesve të pacientëve në spitale, te gjobat për shkeljen e karantinës/ Masat për COVID-19

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në konferencën për shtyp me mediat njoftoi masat e marra pas konfirmimit të rasteve të para me koronavirusin e ri COVID-19 në vendin tonë.

14:12
Koronavirusi/ Revoltë në 27 burgje të Italisë, 6 të vdekur

Pezullimi i bisedimeve për emergjencën e koronavirusit shkaktoi kryengritjen në 27 burgje në Itali. Deri më tani ka gjashtë viktima, përfshirë tre në Modena.

14:08
Raporti për armët: SHBA, eksportuesja më e madhe

Bota po përballet me luftëra të mëdha, ndërsa tregtia me armë po lulëzon.

14:07
“S’është koha për panik, por për kujdes”/ Basha mjekëve: Sytë e veshët janë drejtuar te ju

Në një konferencë për shtyp, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli sa i takon situatës në vend, në lidhje me koronavirusin, ku u shpreh se nuk është koha për panik, por për kujdes.

14:04
Tronditen bursat, dita më e keqe që nga kriza e 2008

Bursa e Londrës është tronditur në hapje të hënën, me indeksin FTSE 100 që shënoi 8 për qind rënie, nivelin më të ulët të tij në tre vite.

13:58
Koronavirus – ISHP jep 5 mënyra për tu mbrojtur nga rreziku

Përhapja e koronavirusit COVID-19 është një temë e nxehtë jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë globin.

13:56
Koronavirusi/ Anulohen edhe fluturimet drejt Ankonës dhe Torinos

Janë anuluar edhe fluturimet drejt dhe Ankonës dhe Torinos përveç atyre drejt Milanos nga vendi ynë.

13:50
Largoni viruset, ftohjen dhe stresin me këtë lloj ilaçi natyror

Xhenxhefili ka veti të mrekullueshme shëruese dhe është testuar për shumë probleme shëndetësore.

13:49
Turqia dhe BE/ Diskutojnë çështjen e emigrantëve

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, takohet me zyrtarët e Bashkimit Evropian, për të diskutuar çështjen e migrantëve, dhe përsëriti thirrjen e tij, për më shumë ndihmë në përballimin e miliona refugjatëve nga Siria fqinje e shkatërruar nga lufta.

13:46
Haradinaj: Nuk ka dokument për marrëveshjen finale me Serbinë

Presidenti Hashim Thaçi ka dhënë shpjegime për diskutimet me homologun serb Aleksandar Vuçiq në Uashington, por nuk ka paraqitur dokument mbi marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.

13:45
“Klasa virtuale nga telefoni”/ Koronavirusi, Shahini: Do shqyrtojmë mundësinë e mësimit online

Përmes një konference për shtyp, ministrja e Arsimit, Besa Shahini deklaroi se po shqyrtohet mundësia e mësimit online, si një masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Shqipëri, fill pas konfirmimit të 2 rasteve të para.

13:44
Zyrtare/ Vllaznia-Partizani do luhet pa tifozë

Dy ndeshje të kampionatit shqiptar të planifikuara për tu luajtur këtë të hënë, do të zhvillohen me dyer të mbyllura.

13:39
Anulohen fluturimet me Italinë/ Vendimi prek 19 linja nga zonat e kuqe italiane

Janë anuluar fluturimet drejt veriut të Italisë. Ky vendim ka prekur 19 linja nga zonat e kuqe italiane.

13:36
Kontrollet në kufi/ Masat në doganën e Kakavijës

Ndiqni lidhjen live me gazetaren Kristina Fidhi, për të mësuar më tepër rreth masave të marra në doganën e Kakavijës.

13:34
Kontrollet në kufi/ Masat në pikat kufitare me Greqinë

Kalojmë në në një tjetër pikë kufitare me Greqinë, për të mësuar më tepër rreth masave të marra.

13:32
Dy rastet me koronavirus/ Në karantinë kush ka kontaktuar me të infektuarit

Ministria e Shëndetësisë po përditëson informacionet mbi dy rastet me koronavirus dhe masat që po merren kundër përhapjes së virusit, ndiqni lidhjen live.

13:28
Masat në portin e Durrësit/ Vazhdojnë zbarkimi i trageteve nga Italia

Në portin e Durrësit aty ku vazhdojnë të zbarkojnë tragetet nga Italia.

13:28
VIDEO sqaruese/ Si shpërndahet COVID-19 dhe si të mbrohemi?

COVID-19 është një sëmundje infektive e shkaktuar nga një koronavirus i ri, i cili ka kaluar për herë të parë te njerëzit.

13:21
Dy subjektet e radhës/ Kujt ia dërgoi sot formularin OFL

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë.

13:15
Koronavirusi hyri nga Muriqani/ 28-vjeçari udhëtoi nga Italia përmes Malit të Zi

Në pikën kufitare të Muriqanit, mes Shqipërisë dhe Malit të Zi ka kaluar më 26 shkurt, i riu nga Tirana me koronavirus.

13:08
Mbyllen shkollat deri në 23 mars/ 2 javë pezullim për aktivitetet masive në Shqipëri

Në mbledhjen e qeverisë, këtë mëngjes, kryeministri njoftoi një sërë masash urgjente si dhe planin shqiptar për përballjen me këtë situatë.

13:02
Koronavirusi në Shqipëri, ndeshja Skëndërbeu-Kukësi do të zhvillohet pa tifozë

Burime nga Federata Shqiptare e Futbollit bëjnë të ditur për Top Channel se për shkak të rasteve të para të shënuara me koronavirus në Shqipëri ,ndeshja, e cila do të luhet në qytetin juglindor s’do ketë prani tifozësh.

12:55
Shfaqet koronavirusi në Shqipëri/ 2 raste në Tiranë, djali infektoi babanë pasi u kthye nga Italia

Një i ri i ardhur nga Firence në datë 26 shkurt është i infektuari i parë me koronavirus i diagnostikuar në Shqipëri.

12:43
Ku po mbahen 2 të prekurit me koronavirus? Manastirliu lajmëron pezullimin e operacioneve të planifikuara

Në një deklaratë të përbashkët me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe doktoreshë Silva Binon, mjeku Tritan Kalo ka bërë me dije se dy të prekurit me koronavirus janë duke u trajtuar tek Infektivi.

12:36
Dy vajza të dyshuara me koronavirus në Kosovë

Dy vajza që kanë ardhur nga Italia në vendin tonë po trajtohen si raste të dyshuara me koronavirus.

12:34
Sekuestrohen më shumë se 1000 kg kanabis në Qafë Botë

Më shumë se 1000 kg kanabis mësohet se janë sekuestruar në kufi, në Qaf Bot.

12:28
Koronavirusi në Shqipëri/ Bino: Në kontakt të ngushtë me të infektuarit, mostrat e personave në proces

Situata nga koronavirusi në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë tha se janë 65 raste të dyshuara që u analizuan në laboratorin e ISHP.

12:23
Koronavirusi në Shqipëri/ Manastirliu: Po testohen 14 raste që kanë pasur kontakt me 2 të infektuarit

Në një deklaratë për shtyp, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se në Shqipëri janë testuar 65 raste me koronavirus, dy prej të cilëve rezultuan pozitivë.

12:17
Koronavirusi/ Pezullohet lundrimi-200 pasagjerë bllokohen në Vlorë, s’udhëtojnë dot drejt Italisë

Rreth 200 pasagjerë nga porti i Vlorës, të gjendur në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi nuk kanë mundur dot të udhëtojnë drejt Italisë nga porti i Vlorës.

12:08
Koronavirusi/ FSHF kërkon zhvillimin e ndeshjeve të sotme pa tifozë

Konfirmimi i dy rasteve të para me koronavirus, e ka shtyrë Federatën Shqiptare të Futbollit t’u kërkojë autoriteteve zhvillimin e ndeshjeve të sotme pa tifozë.

12:01
Koronavirusi/ Kuvendi do vazhdojë punën normalisht, Balla: Nuk ka vend për panik

Pavarësisht konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus në Shqipëri dhe marrjen e masave të para nga ana e qeverisë, mësohet se puna e Kuvendit të Shqipërisë nuk do të pezullohet.

11:59
Koronavirusi/ AMA: Shmangni lajmet e rreme, detyrim transmetimi i informacioneve pa shpërblim

Autoriteti i Mediave Audiovizive ka dalë me njoftim zyrtar mediave pas situatës ku ndodhet Shqipëria me koroanvirusin.

11:52
Shtohen masat e sigurisë, higjienës dhe kontrollet te Infektivi

Në spitalin Infektiv në Tiranë, aty ku janë izoluar dy persona të prekur nga koronavirusi janë shtuar masat e sigurisë

11:51
“Të shkundemi, para se të na shkundë”/ Ambasadori ynë në Kinë me tone kritike: Stop qyfyreve se “jemi racë e fortë”

Konfirmimi i dy rasteve të para me koronavirus në vendin tonë, ka sjellë reagimin e ambasadorit të Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja, përmes një postimi në Facebook.

11:49
Mbyllen përkohësisht çerdhet dhe kopshtet, Veliaj: Po vijojmë dezinfektimet nëpër institucione. Do ia dalim

Në zbatim të planit të masave të marra për parandalimin e prekjes nga COVID 19, të gjithë çerdhet dhe kopshtet në kryeqytet do të qëndrojnë të mbyllura përkohësisht.

11:48
Mbyllen hetimet për Adriatik Llallën, i pandehur vetëm për deklarim të pasaktë të pasurisë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet paraprake Adriatik Llallën, ish – Prokuror i Përgjithshëm.

11:45
Si t’i motivoni punonjësit tuaj

Investimi në fuqinë punëtore do të thotë investim për të ardhmen. Rëndësia që një kompani i kushton punonjësve luan rol në performancën e kompanisë dhe arritjet e saj. Kompania duhet t’i vlerësojë punonjësit dhe punën e tyre, pasi suksesi varet nga puna grupore.

11:41
COVID-19/ Njoftim i rëndësishëm në lidhje me mjetet e transportit detar për/nga Shqipëria dhe Italisë

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka bërë një njoftim në vijim të situatës së krijuar në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, masave të marra nga qeveria italiane për vendosjen e karantinës në veri të Italisë, si dhe masave parandaluese të përhapjes së virusit në vendin tonë, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

11:40
Kapshticë/ Ndalohet çifti, iu gjet një pako e dyshimtë në trup

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia kufitare në pikën doganore të Kapshticës, një çifti i janë gjetur pako të dyshimta në trup.

11:39
Ndalohen hyrja e trageteve dhe anijeve që vijnë nga Italia e veriut, ja linjat…

Njoftim i rëndësishëm në lidhje me COVID-19 dhe mjetet e transportit detar për/nga Shqipëria dhe Italisë.

11:34
Koronavirusi/ Basha: Sot nuk është koha për panik, të gjithëve do na duhet të bëjmë sakrifica

Përmes një postimi në Facebook, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se të gjithëve do na duhet të bëjmë sakrifica në mënyrë që të luftojmë përhapjen e virusit, duke na kujtuar kështu rëndësinë që duhet t’i jepet higjienës personale dhe të qëndruarit në shtëpi në rast se nuk ndihemi mirë.

11:30
Zbatohet urdhri i qeverisë/ S’ka fluturime në veri të Italisë/ Qytetarët: Nuk kemi kompensim të biletave

Menjëherë pasi qeveria dha urdhrin që të gjitha fluturimet drejt veriut të Italisë të pezullohen, masat janë vënë në zbatim.

11:26
Palmer: BE të ndezë dritën jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e meritojnë!

Gjatë bashkëbisedimit të tij në Forumin Ekonomik Delphi, Zv. Ndihmës Sekretari Palmer preku vendimin e BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Palmer tha se e ka quajtur një gabim mosmarrëveshjen që nga tetori.

11:23
Koronavirusi në Shqipëri/ Lulzim Basha anulon 2 aktivitete publike për sot

Konfirmimi i dy rasteve të para me koronavirus në Shqipëri, e ka shtyrë kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha të vendosë anulimin e dy aktiviteteve publike të parashikuara për pasditen e sotme.

11:15
Meta letër homologut italian: Forcojmë bashkëpunimin në përballimin e kërcënimit të kësaj epidemie

Presidenti Ilir Meta i ka dërguar sot një letër Presidentit të Republikës të Italisë Sergio Mattarella, në të cilën shpreh solidaritetin e tij dhe të gjithë popullit shqiptar mbi situatën e krijuar së fundmi në vendin fqinj nga përhapja e virusit COVID-19, si dhe ngushëllimet për humbjet e jetëve nga ky virus.

11:15
Koronavirusi mbërrin në Shqipëri/ Qeveria në aksion, ja masat e para që po merren

Konfirmimi i dy të prekurve të parë me koronavirus lindi nevojën e vënies në fuqi të një plani veprimi në Shqipëri, hartuar sipas orientimeve dhe protokollit të përgjithshëm të OBSH-së.

11:13
Emergjenca e koronavirusit, ja urdhërat që ndalojnë shkollat, tubimet, koncertet, eksporti i ilaçeve. Gjobë kush nuk hyn në karantinë

Mënjehërë pas mbledhjes së qeverisë kanë bërë publike urdhërat që kufizojnë disa veprimtari si masë paraprake për ndalimin e epidemisë së koronavirusit

11:04
Urdhri për anulimin e grumbullimeve masive/ S’ka koncert! Maluma nuk vjen në Tiranë

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka njoftuar anulimin e festimeve për ditën e verës në Elbasan dhe eleminimin e takimeve, trajnimeve masive.

11:03
Euro të falsifikuara dhe vjedhje, prangosen 3 persona në Vlorë

Tre shtetas kanë rënë në pranga në Vlorë për vjedhje dhe falsifikim monedhash.

10:56
Koronavirusi prek Shqipërinë/ Ja cilat fluturime ndalohen për dhe nga Aeroporti “Nënë Tereza”

Në vijim të situatës së krijuar në Itali për shkak të përhapjes së COVID-19, masave të marra nga qeveria italiane për vendosjen e karantinës në veri të Italisë, si dhe masave parandaluese të përhapjes së virusit në vendin tonë, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ndalohen të gjitha fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe:

10:49
Besa Shahini: Shkollat mbyllen për dy javë

U vendos nga Task Forca për Koronavirusin që të mbyllen institucionet arsimore për periudhë dy javore, deri më 23 mars 2020.

10:45
Skandali/ Familjarët dhe pacientët futen pa maska te infektivi (video)

Ndërkohë që në vendin tonë janë konfirmuar dy rastet e para me covid 19, janë shtuar masat nga autoritetet.

10:42
Kukulla ikonë Barbie mbush 61-vjeç

Barbie mbush 61-vjeç dhe në përpjekje për të ecur në një hap me kohën, një seri e re kukullash po prezantohen, përfshirë Barbie në karrierë dhe modelet që frymëzojnë vajzat e vogla.

10:41
Anullohen 19 linja ajrore nga Shqipëria drejt Italisë dhe anasjelltas

Njoftim i rëndësishëm në lidhje me COVID-19 dhe fluturimet për/nga Shqipëria dhe Italisë.

10:39
Thaçi nis takimet me liderët politikë, të parin e takon Isa Mustafën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

10:38
Rasti i tretë më koronavirus në vend? Dyshimet për një tjetër pacient

Ndërkohë që janë konfirmuar dy rastet e para me koronavirus dyshohet për një të tretë.

10:37
Foto/ Konfirmimi i dy rasteve të para, nis dezinfektimi i Urgjencës Infektive

Ministria e Shëndetësisë në një njoftim zyrtar pak pas mesnate, konfirmoi dy rastet e para me koronavirusin e ri COVID-19 në vendin tonë.

10:35
5 mënyra për t’u mbrojtur nga koronavirusi

Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri ka publikuar masat që duhet të marrë çdo njeri, me qëllim që të parandalojnë infeksionin.

09:57
Koronavirusi/ Rama: Nuk është fundi i botës! Situatë kritike, por e administrueshme!

Kryeministri Edi Rama nga mbledhja e jashtëzkonshme e qevrisë apeloi për qetësi dhe vetëpërmbajtje në kohën kur në vend janë konfirmuar dy raste me covid 19.

09:51
Manastirliu shpalos vendimet e marra: Nga mbyllja e aktiviteteve tek kufizimi i lëvizjes së shoqëruesve për pacientët

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka shpalosur vendimet e marra nga qeveria në një fazë kur vendi tashmë është prekur nga koronavirusi.

09:48
Dy raste me koronavirus/ Manastirliu jep detajet: Janë testuar personat që kanë pasur kontakt me ta. Telefononi 127 nëse keni shenja gripi

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nga mbledhja e jashtëzakonshme e qeverisë pas konfirmimit të dy rasteve të parë me koronavirus në vend dha detaje per te prekurit dhe bëri apelin për zbatim të masave të higjienes dhe mos frekuentimin e spitaleve pa u vizituar më parë nga ekipet e urgjencës në shtëpi.

09:40
“Pacientët me koronavirus erdhën nga Hani i Hotit”/ Dogana ‘rrëzon’ Shëndetësinë: Nuk rezultojnë të kenë kaluar nga ne!

Dogana e Hanit të Hotit, ka rrëzuar deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë që pretendon se dy shtetasit Kola kanë hyrë në Shqipëri përmes kësaj pike.

09:38
Vitrina e Librit/ Njeriu që shpiku shitblerjen e librave siç është edhe sot

“Tempulli i Muzave” i James Lackington-it,
libraria më e lirë në botë nga John Pipkin

09:32
Vitrina e Librit/ “Pesëdhjet hijet” e Youtube

NGA MONIKA STAFA

Ndryshimet klimaterike janë thjesht një mashtrim; Bibla paska parashikuar atë që s’mund ta kish parë ndonjëherë historia, pikërisht zgjedhjet presidenciale në SHBA me një sipërmarrës kontraversal si Presidenti Trump ndërsa Elon Musk, një biznesmen multimiliarder nuk është gjë tjetër vecse një adhurues i djallit që përpiqet të pushtojë botën.

09:29
Vitrina e Librit/ Triptiku i Magjistarëve

Bashkim Shehu vjen me romanin “Triptiku i magjistarëve”. Në të ai ndërthur pushtete të ndryshme në tri vende, duke sjellë realitete paralele. Duke mohuar notat autobiografike, në mos janë të pavetëdijshme, ai vë përkrah, magjistarin e Hitlerit, një murg budist në Kinën e revolucionit kulturor, shkencëtarë të vjetër e të rinj, në Moskë dhe në Tiranë.

09:27
Koronavirusi në Shqipëri/ Rama apel: Ilaçi më efektiv arsyeja dhe qetësia

Kryeministri Edi Rama dhe qeveria janë mbledhur sot për herë të parë në një mbledhje të jashtëzakonshme për koronavirusin.

09:21
Dy raste me covid 19/ Rama jep urdhrin: Mbyllen shkollat për dy javë

Ministria e Shëndetësisë në një njoftim zyrtar pak pas mesnate, konfirmoi dy rastet e para me koronavirusin e ri COVID-19 në vendin tonë.

09:08
Zbardhen propozimet e opozitës së bashkuar për administratën zgjedhore

Opozita e bashkuar ka dalë më disa propozime sa i përket administratës zgjedhore.

09:05
Numri i rasteve në rënie/ Pezullohet puna e dy spitaleve të tjera të përkohshme në Wuhan

Ndërkohë që numri i pacientëve me koronavirusin e ri vazhdon të bjerë në Kinë dy spitale të tjera të përkohshme e kanë pezulluar punën në Wuhan.

08:55
Koronavirusi/ Instituti i Shëndetit Publik: 5 mënyra për të mbrojtur familjen tuaj

Me konfirmimin e dy rasteve me koronavisrus në vendin tonë institucionet po apelojnë që të bëhet kujdes për zbatimin e rregullave të higjienës.

08:46
Kina shënon numrin më të ulët të rasteve të reja me Covid-19, që nga ‘shpërthimi’ i virusit

Në Kinë është shënuar për të dytën ditë numri më i ulët i rasteve të reja me Covid-19 që nga shpërthimi i virusit.