Koronavirusi/ Pezullohet lundrimi-200 pasagjerë bllokohen në Vlorë, s’udhëtojnë dot drejt Italisë

09/03/2020 12:17

Rreth 200 pasagjerë nga porti i Vlorës, të gjendur në tragetin e linjës Vlorë-Brindisi nuk kanë mundur dot të udhëtojnë drejt Italisë nga porti i Vlorës.

Nisur nga masat e marra prej qeverisë, lundrimi është pezulluar për të gjithë pasagjerët drejt Italisë.

Ndërkohë pasagjerët e intervistuar janë shprehur se kanë frikë për situatën në itali, por pjesa më e madhe konfirmon se janë duke shkuar në jug të Italisë dhe jo në veri, zonën e kuqe.

Ndërkohë në port janë shtuar masat ndërsa është kryer edhe dezinfektimi i ambienteve të terminalit të portit

Top Channel