Gjyqi për avionin e rrëzuar/ Fillon nga Hollanda procesi ndaj tre rusëve dhe një ukrainasi

09/03/2020 14:51

Ka filluar në Holandë gjyqi ndaj tre rusëve dhe një qytetari ukrainas të cilët akuzohen për rrëzimin e aeroplanit të Malajzisë më 2014-të në Ukrainën lindore të kontrolluar nga separatistët.

Të dyshuarit – shtetasit rusë Igor Girkin, Sergei Dubinsky, dhe Oleg Pulatov, dhe ukrainasi, Leonid Kharchenko – akuzohen për vrasjet e 298 pasagjerëve dhe ekuipazhit të fluturimit MH17. Aeroplani që fluturonte nga Amsterdami në Kuala Lumpur, u qëllua nga një raketë anti-ajrore e prodhuar nga Rusia.

Të katër të akuzuarit nuk u paraqitën në gjykatën e sigurisë së lartë, pavarësisht lëshimit të urdhër-arresteve ndërkombëtare për arrestimin e tyre. Viktimat përfshinin 193 shtetas holandezë, 43 malajzian dhe 38 australianë. Të dyshuarit mbajnë poste të larta në formacionet e separatiste të mbështetur nga Rusia, që kanë luftuar forcat e qeverisë ukrainase, në lindje të Ukrainës që nga pranvera e vitit 2014.

Përkundër provave që ushtria ruse ishte e përfshirë drejtpërdrejt në gjuajtjen e fluturimit MH17 me një raketë të shkrepur nga territori i kontrolluar nga separatistët në lindje të Ukrainës, Kremlini ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo përfshirje. Rusia gjithashtu mohon se ofron ndonjë mbështetje ushtarake ose financiare për separatistët pro-Rusi të Ukrainës, me gjithë provat e mbledhura nga Ekipi i Hetimit të Përbashkët të Drejtuar nga Holanda.

Top Channel