Pezullimi i bisedimeve për emergjencën e koronavirusit shkaktoi kryengritjen në 27 burgje në Itali. Deri më tani ka gjashtë viktima, përfshirë tre në Modena.

Në Pavia dy oficerë burgu u rrëmbyen, nga të burgosurit që vodhën çelësat e qelive duke çliruar dhjetëra të burgosur. Njëzet të burgosur shpëtuan nga Foggia. Trazirat serioze pati në San Vittore (Milano) dhe Rebibbia Romë.

Dy policët e marrë peng në Pavia u lanë të lirë gjatë natës: njëri prej tyre është komandanti i policisë të Torre del Gallo.
Të burgosurit zbritën nga çatitë dhe rrugicat pas një bisedimi me ndihmësin e prokurorit nga Pavia Mario Venditti.

Protesta, kishte të bëjë me ankesa për “çështje që kanë të bëjnë me trajtimin në burg” sa i përket situatës së koronavirusit.

Skena të ngjashme pati edhe në strukturat e Napolit dhe Salerno. Një përpjekje arratisjeje u shtyp edhe në Palermo. Trazirat çuan gjithashtu në ndërhyrjen në Frosinone, Alessandria, Lecce, Bari dhe Vercelli.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel