Foto ilustruese

Tre shtetas kanë rënë në pranga në Vlorë për vjedhje dhe falsifikim monedhash.

Kështu u arrestua në flagrancë shtetasi Dh.B., 36 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ky shtetas ka blerë orendi shtëpiake duke i dhënë në këmbim shtetasit N.Sh një kartëmonedhë me prerje 500 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Gjithashtu, në momentin e kapjes në flagrancë ky shtetas po drejtonte automjetin pa leje drejtimi përkatës. Po kështu u ndalua shtetasi në kërkim M.H., 41 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet se ky shtetas në muajin Shkurt 2020, ka vjedhur një sasi prej 17 000 lekë të rinj, në banesën e shtetasit A.H, lagjia “Lirimi” Vlorë.

Gjithashtu policia ndaloi një tjetër shtetas të shpallur në kërkim M.N., 39 vjeç banues në Vlorë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel