E enjte, 21 Nëntor 2019
16:09
Victoria lavdëron David Beckham: Është baba i jashtëzakonshëm

Dizajnerja e famshme, Victoria Beckham, zakonisht duket si një person i lezetshëm që nuk flet shumë për jetën e saj personale.

16:08
Lewandowski: Ende nuk kam arritur formën më të mirë

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski beson që mund të bëhet ende më i mirë.

16:05
Video/ Policia e Tiranës 1 orë në ndjekje të 18 vjeçarit, e ndalojnë pasi i nxjerrin kamionin para

Gjatë patrullimeve policore parandaluese, nga efektivët e Policisë Rrugore Tiranë, i është dhënë shenjë ndalimi për shkelje të semaforit një automjeti në bulevardin “Gjergj Fishta”, me drejtues shetasin V. H., i cili jo vetem nuk i është bindur sinjalit “Ndal” të Policisë, por ka shtuar shpejtësinë, duke rrezikuar patrullat e Policisë që e ndiqnin, si dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.

16:04
Studenti 21-vjeçar që po bëhet milioner

Një student ka postuar me krenari në rrjetet shoqërore super-makinën e shtrenjtë, teksa rrëfen se është duke u bërë milioner që në moshën 21-vjeçare.

16:02
United gati 75 milionë euro për Haaland

Manchester United është i gatshëm të shpenzojë 75 milionë euro për sulmuesin e RB Salzburg, Erling Haaland.

16:00
Vazhdojnë problemet për Realin, lëndohet Vazquez

Problemet për Real Madridin ende nuk kanë përfunduar.Pas mesfushorit James Rodriguez, i cili pritet të mungojë tri javë , sulmuesi Lucas Vazquez është lënduar.Futbollisti spanjoll ka pësuar një lëndim në këmbë, pas një aksidenti në fitnes.

15:58
Ndryshimi i klimës mund të godasë rritjen globale me 3%

Ndryshimi i klimës mund të godasë rritjen ekonomike globale me tre për qind gjatë 30 vjetëve të ardhshëm, sipas një studimi të sektorit të analizës dhe parashikimit të Economist Intelligence Unit (EIU).

15:53
Berlusconi: Kini kujdes nga komunizmi

Ish-kryeministri italian dhe drejtuesi i Partisë Forca, Silvio Berlusconi tha sot se Kina është kundër Perëndimit dhe ka një dëshirë për hegjemoni, dhe tha se duhet pasur kujdes nga komunizmi, i cili është edhe një sfidë, por edhe një kërcënim.

15:51
Shenjat që jep trupi një muaj para sulmit në zemër!

Parandalimi i sëmundjes është gjithmonë një mundësi më e mirë sesa të presësh që ajo të ndodhë dhe më pas fillimi i trajtimit.

15:45
Shpallen fituesit e programit UK-Albania Tech Hub, Tirana qendër e inovacionit

Teksa Tirana është në pritje të rezultatit, si një nga pesë finalistet, për të qenë kryeqyteti Europian i Rinisë 2022, dje pasdite u shpallën 28 fituesit e programit UK-Albania Tech Hub, që synon të nxisë startup-et shqiptare dhe ato të Ballkanit Perëndimor në fushën e teknologjisë.

15:43
Albin Kurti sot në “Open”, intervista me kandidatin për kryeministër të Kosovës

Sonte në mbrëmje në orën 21:00 në emisionin “Open” është i ftuar kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti.

15:43
Ali Ahmeti kundër Zaev, kërkon që gjyqësori të kalojë në Vetting

Shkup/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev është shprehur kundër nisjes së një Vettingu në Drejtësinë e vendit të tij me argumentin se vendi do ngelej pa gjykata, por nuk është i këtij mendimi kryetari i BDI, Ali Ahmeti aleat në qeveri me LSDM.

15:42
Kufiri i kontrabandës/ Mallrat nga Serbia hyjnë ilegalisht në Kosovë

Pesë kilometërshi i vijës kufitare që ndan Kosovën nga Serbia në veri të vendit ka qenë zonë kritike në këtë periudhë një vjeçare të vendosjes së masës mbrojtëse 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

15:38
Elbasan/ Në radhë për vaksinën, fluksin e ka shtuar frika nga gripi i derrave

Situata e krijuar një vit më parë nga një virus i rëndë i gripit, i quajtur gripi i derrit, prej komplikacioneve të të cilit disa persona humbën jetën, ka shtuar panikun te popullata. Nisja e vaksinimit ka krijuar dyndje në qendrat shëndetësore ndërsa mjekët theksojnë rëndësinë e vaksinimit dhe personat e riskuar.

15:36
Ndryshon ligji për lejet mjedisore, kontrollin në terren do e bëjë pushteti vendor

Karburantët, furrat e bukës, apo biznese të tjera që kanë ndikim në mjedis nuk do të kenë nevojë të pajisën më me leje mjedisore të tipit C.

15:34
Zaev kundër nënkryetarit shqiptar të LSDM: Me BDI-në raporte të shkëlqyera

Kryeministri Zoran Zaev është pyetur rreth raporteve me parnertin e koalicionit qeveritarë BDI. Me këtë rast është shprehur se me “integristët” kanë bashkëpunim stabil dhe se kanë sjellë vendime të rëndësishme për shtetin.

15:34
Shkodra u çlirua më 28 nëntor! Reagojnë veteranët kundër planeve të bashkisë

Bashkia e Shkodrës ka publikuar kalendarin e aktiviteteve për festat e Pavarësisë dhe Çlirimit të vendit por ajo që bie ne sy është fakti se edhe këtë vit, është përjashtuar nga ceremonitë dhe festimet data 29 Nëntor.

15:33
Shkup/Përurohet në Çair busti i ish Presidentit të SHBA-së, woodrow willson

Pas Tiranës tani edhe në lagjen Çair të Shkupit është vendosur busti i ish presidentit amerikan Ëoodroë Ëillson. Ai është një nga figurat më të nderuara për shqiptarët. Të pranishëm në përurimin e bustit ishin funksionarë shtetëror dhe përfaqësues të ambasadës së SHBA-ve në Shkup.

15:30
Qeveria shkurton investimet, bëhet gati akti normativ, mungojnë 65 milionë euro

Ecuria e dobët në mbledhjen e të ardhurave e ka detyruar qeverinë që të shkurtojë me 8.3 miliardë lekë ose 65 milionë euro fondet e parashikuara për investime publike gjatë këtij viti. Masa pritet të miratohet përmes një akti të ri normativ, i cili do të ndryshojë sërish buxhetin e shtetit.

15:19
United-City, fillon gara për tjetër mbrojtës të Leicesterit

Manchester United dhe Manchester City janë duke garuar për mbrojtësin e Leicester Cityt, Caglar Soyuncu.

15:13
Kjo është oferta e ‘çmendur’ e Realit për Kane

Real Madrid ka bërë gati një super ofertë për sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane.

15:05
Vettingu shkarkon Besnik Muçin/ Gjyqtari nuk njeh vendimin: Mbetem anëtar i Kushtetueses

Shkalla e dytë e vettingut nxori nga fusha e drejtësisë Besnik Muçin, ish-prokuror i Krimeve të Rënda, ish-kandidat për në Prokurorinë e Posaçme SPAK, e së fundmi edhe ish-gjyqtar kushtetues që në fakt rezulton se është një nga të parët më jetëshkurtër në detyrë pas dekretimit të tij në muajin tetor nga Presidenti.

15:05
Buxheti 2020/ Spahia: Asnjë rritje për shëndetësinë, 37 mln euro shkojnë për 2-3 njerëz

Bardh Spahia nga Partia Demokratike akuzoi qeverinë e drejtuar nga Edi Rama se nuk ka parashikuar asnjë “rritje reale për buxhetin e shëndetësisë”.

15:03
Tri gratë i presin organet gjenitale të dyshuarit për përdhunimin e vrasjen e 5-vjeçares

Një nënë është paraqitur në gjykatë pasi i preu organet gjenitale një burri që mendonte se i kishte përdhunuar dhe vrarë vajzën 5-vjeçare.

14:45
Në Shtëpinë Tonë/ Sëmundjet infektive te fëmijët

Shëndeti i fëmijëve cenohet shpesh nga sëmundje të ndryshme virale e bakteriale.

14:44
Në Shtëpinë Tonë/ Punime interesante në pirografi, ja si realizohen

Mynire Jangulli që të gjithë e njohin si Nina i pëlqen shumë arti i pirografisë (diegia në dru), e madje e ka kthyer edhe në punë, pasi janë jo pak ata që bëjnë porosit të ndryshme të personalizuara mbi këto punë artistike.

14:40
Në Shtëpinë Tonë/ Ja si e mori emrin Dibra dhe cili fis ilir ka jetuar aty

Muzeu i Peshkopisë është krijuar dhe funksionon si institucion që nga viti 1964, në fillim si një pavion dhe në vitet në vazhdim duke u zgjeruar.

14:26
Në prag të takimit me Mustafën, Kurti: Kryeministri nuk diskutohet por do të flasim për ministritë

Gjatë ditës së nesërme pritët të takohen dy krerët e partive që dolën fituese në zgjedhjet e 6 tetorit.

14:21
Haradinaj: Heqja e taksës po aq e rrezikshme sa edhe vizatimet e hartës së Ballkanit nga tavolinat antishqiptare

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj deklarimeve se vendosja e taksave tash e një vit ndaj mallrave serbe nuk ka prodhuar efekt të rritjes së prodhimit dhe të zhvillimit ekonomik.

14:18
Nxënësit akoma pa libra në Maqedoninë e Veriut

Edhe pse afrohet fundi i gjysmë vjetorit të parë, në shumë shkolla akoma mungojnë librat.

14:17
Vendimi i Coldplay, asnjë turne për të mbrojtur klimën

Coldplay nuk do të bëjë turne për albumin që pritet të prezantojnë, “Everydaylife”.

14:12
Sfilatë në Venecian e përmbytur. Stefano Ricci prezanton koleksionin vjeshtë-dimër 2020

Stilisti italian Stefano Ricci ka prezantuar koleksionin e tij vjeshtë dimër 2020-2021 në prestigjozen, shkolla e madhe e Shën Rokos në Venecia, që mban edhe koleksionin më të madh të pikturave në botë të mjeshtrit italian të shekullit të 16, Tintoretto.

14:10
Kina synon Marsin/ Kinezët duan të zbarkojnë në planetin e kuq vitin tjetër

Pas Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe Kina përgatitet të ‘Zbarkojë’ në mars.

14:09
Rezoluta e PPE/ Basha: Kriza sa vjen dhe thellohet, zgjidhja janë zgjedhjet e lira!

Duke pranuar se Shqipëria po përballet me një krizë të thellë politike, Partitë Popullore Evropiane (PPE), kërkojnë nga Partia Socialiste dhe partitë opozitare që të ndërmarrin çdo përpjekje për të kapërcyer krizën përmes dialogut.

14:05
Aston Martin paraqet SUV e parë / Fuoristrada u prezantua në Los Angeles

Aston Martin prezantoi fuoristradën e parë të tij në Los Angelos dhe në një event tjetër simultan në Pekin.

13:58
Policia e Kosovës shpall në kërkim dy persona të dyshuar për vrasje – Foto

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim dy persona të dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviç, në janar të vitit 2018.

13:55
“Ushtari” në mbrojtje të Republikës, deri më tani është i pari, por edhe i vetëm

“Sqarojmë për të gjithë shqiptarët se z.Meta, jo vetëm është plotësisht i ndërgjegjshëm për përgjegjësitë e Tij Kushtetuese, si Kryetar i Shtetit, si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, por mbi të gjitha ai është dhe do të jetë në rast nevoje ushtari i parë në mbrojtje të Republikës dhe Kushtetutës”.

13:49
Lazio do Kumbullën/ Verona i kërkon 15-20 milionë euro

Marash Kumbulla po përjeton një sezon vërtet të jashtëzakonshëm duke tërhequr vëmendjen e klubeve më me emër në Serinë A siç është Lazio.

13:48
Trajneri e pranon në median italiane/ Reja rri te Kombëtarja

Ende nuk është zyrtare, por Edoardo Reja do të qëndrojë në pankinën e Kombëtares Shqiptare edhe për 4 vjet të tjerë.

13:43
Grupi i “Bajrave”/ Gjykata jep 10 masa të reja sigurie

Gjykata ka dhënë 10 masa të reja sigurie në ngarkim të pjesëtarëve të grupit kriminal, “Bajri” për 9 prej tyre janë ekzekutuar masat, ndërsa një shtetas është shpallur në kërkim.

13:33
Reja rri te kombëtarja, trajneri e pranon në median italiane

Ende nuk është zyrtare, por Edi Reja do të qëndrojë në pankinën e Kombëtares Shqiptare edhe për 4 vjet të tjerë.

13:16
Ngërçi me Kushtetuesen/ Ilir Meta: Rama ka vetëm një zgjedhje, referendumin

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar pak minuta më parë se zgjidhja e vetme për zhbllokimin e ngërçit të krijuar me reformën në drejtësi, veçanërisht në Gjykatën Kushtetuese, është referendumi.

13:10
Zëri i Amerikës: Kushtetuesja, Meta sulmon ambasadën e SHBA-ve

Në Shqipëri presidenti Ilir Meta ju rikthye sot sulmeve ndaj përfaqësuesve ndërkombëtarë lidhur me Reformën në Drejtësi dhe kryesisht për komentet e tyre mbi përplasjen rreth çështjes së emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

13:00
Festa e çlirimit në Shkodër, polemika edhe këtë vit për festën në 28 nëntor

Festimi i çlirimit dhe pavarësisë në të njëjtën datë edhe këtë vit do të shkaktojë polemia në Shkodër. Festimi më 28 nentor ka ngjallur shumë reagime.

12:59
Policia kundër gjykatës, deklaratë për lirimin e Florenc Çapjes dhe Suel Çelës

Policia e Shtetit ka reaguar ashpër ndaj vendimi të gjykatës së Elbasanit, ku gjyqtari Tomor Kullolli ka vendosur pushimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurit Florenc Çapja, me argumentin se nuk provohet se ai e ka kryer vepër penale në lidhje me çeshtjen e vrasjes së mbetur në tentativë në 2006, ndaj Fadil Memës, ish punonjës policie.

12:59
Meta kundër shkarkimit të Muçit: Vetting-u i partisë, bllokim i Gjykatës Kushtetuese

Në lidhje me vendim e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për të shkakruar Besnik Muçin nga detyra, reagoi menjëherë edhe presidenti Ilir Meta. Ai e ka dekretuar anëtar të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçin.

12:59
Vetting-u shkarkon Besnik Muçin: Vendimi nuk më shkarkon si anëtar i ‘Kushtetueses’

Kolegji i Apelimit të vetting-ut vendosi shkarkimin e Besnik Muçit nga detyra pasi i gjeti parregullsi në lidhje me pronën e tij. Por kur mendohej se shkarkimi e rrëzonte atë edhe si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi tha se ai do të mbetej anëtar i Gjykatës Kushtetuese duke interpretuar se vendimi i vetting-ut nuk ka efekt mbi të. Pas vendimit, Besnik Muci u largua në këmbë drejt Gjykatës Kushtetuese.

12:53
Pas takimit me Metën, flet Nishani: Arsyetimi i Muçit është korrekt

Pas takimit rreth 30-minuta me presidentin Ilir Meta, Bujar Nishani ka dhënë detaje për mediat për atë se çfarë kishin biseduar.

12:48
I martuar?! Cristiano Ronaldo ka diçka për të thënë…

Cristiano Ronaldo nuk është i martuar! Futbollisti portugez ka mohuar të gjithë thashethemet se ai dhe e dashura prej 3 vitesh Georgina Rodriguez lidhën kurorë në një ceremoni sekrete në Marok pak javë më parë.

12:42
Operacioni “Kombinati”, dy të rinj në pranga për shpërndarje heroine

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, se dy persona në zonën e Kombinatit dhe Tiranës së Re, po shpërndanin lëndë narkotike heroinë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kombinati”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i dy personave.

12:40
Ministria e Shëndetësisë vesh deputetët me bluza, fushata kundër antibiotikëve (foto)

Sot është zhvilluar komisioni për Punën, çështjet Sociale dhe Shëndetësinë.

12:34
Sulmohet banka e super të pasurve

Një krim i përmasave të skandalit financiar “Panama Pejpwrs” që tronditi botën tri vite më parë ka prekur një bankë ‘off-shore’ në ishujt britanikë. Hakerët kanë publikuar emrat dhe llogaritë bankare të oligarkëve dhe kompanive nëpër botë që fshehin pasuritë dhe shmangin taksat në vendet e tyre.

12:24
Franca ratifikoi Protokollin për Maqedoninë në NATO

Franca ratifikoi Protokollin për në NATO, kështu njoftoi në profilin e saj të twiter ministrja e mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Radmilla Sheqerinska.

12:24
Rrugët që mbeten në letër/ Gramsh, shumë premtime, pak ndërtime

Rrugë të shkatërruara me gropa e baltë gjen pothuajse në çdo qytet të vendit, por më problematike situata është në ato zona të cilat u ndërtuan si informale.

12:18
Kurti: Dialog social para vendimit për rritjen e pagës minimale

Kryetari i Vetëvendosjes, njëherësh kandidati për kryeministër, Albin Kurti ka kërkuar që paga minimale në Kosovë të përcaktohet me numrin e orëve të punës dhe të ngritët varësisht nga paga mesatare në sektorin privat.

12:16
Ky është vendimi i Realit për Bale

Bordi i Real Madrid ka vendosur të mos e shesë sulmuesin Gareth Bale, pavarësisht incidentit të fundit.

12:16
Radhë për certifikatë pronësie, qytetarët në Fier presin dy vjet për ta marrë

Numri i personave që presin çdo ditë në kadastrën e Fierit për të marrë certifikatën e pronësisë është i madh.

12:15
Gara e Francës dhe Gjermanisë për udhëheqjen e NATO-s

Franca dhe Gjermania garuan për udhëheqjen evropiane në NATO të mërkurën në Bruksel, gjatë takimit të parë të ministrave të jashtëm të Aleancës, pasi presidenti francez Emmanuel Macron tha se Aleanca kishte pësuar një “vdekje në tru”, shkruan Hina.

12:14
Gazetat portugeze thonë që Fernandes do të transferohet në Tottenham

Jose Mourinho është gati të provojë të transferojë mesfushorin e Sporting CP, Bruno Fernandes.

12:13
Vettingu e kishte parashikuar, Besnik Muçin e shkarkon edhe si gjyqtar i Kushtetueses, ja deklarata e plotë (video)

I sapo shkarkuar nga Vetttingu, Besnik Muçi, i emëruar nga Presidenti Ilir Meta si anëtar i Gjykatës Kushtetuese argumentoi se vendimi për shkarkimin e tij ishte vetëm si prokuror, dhe si anëtar i Kushtetueses nuk preket.

12:13
Amnesty International/Modeli ekonomik i FB dhe Google kërcënim për të drejtat e njeriut

Vëzhgimi i gjithëpranishëm i operuar nga kompanitë Facebook dhe Google mbi miliarda njerëz paraqet një “kërcënim sistematik” për të drejtat e njeriut është akuza e Amnesty International.

12:11
FMN: Tensionet tregtare ulin me 0,8 % PBB-në globale

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar paralajmëroi se tensionet tregtare dhe pasiguritë që mund të vijnë mund të ulin 0,8 % Produktin e Brendshëm Bruto të botës brenda vitit të ardhshëm.

12:08
“Sa mirë te jesh francez”, renditja e kombësive. Në krye Franca. Shqipëria në zonën gri

Franca renditet si vendi me kombësinë më të mirë për vitin e tetë radhazi, ndërkohë që Britania e Madhe mund të shohë të bjerë në vendin e 56, sipas të dhënave më të fundit të indeksit për cilësinë e kombësisë të “Kälin and Kochenov”.

12:03
Telefonata Meta-Palmer, zëdhënësi i Presidentit: Gati të publikojmë transkriptin e kësaj bisede

Tedi Blushi, zëdhënës i Presidentit, ka konfirmuar bisedën telefonike të zhvilluar mbrëmjen e djeshme midis Ilir Metës dhe Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA, z.Matthew Palmer, me kërkesë të këtij të fundit.

11:52
Zbulohet itenerari i edicionit 2020 Rally Dakar

Organizatorët e Rally Dakar zbuluan itinerarin e edicionit të vitit 2020 që ndryshe nga vitet e kaluara këtë radhë do të zhvillohet në Arabinë Saudite dhe që këtë vit do të ketë një garues të veçantë.

11:50
Koalicioni, nesër pritet takimi Kurti-Mustafa

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë të ditur se nesër do të takohet me kreun e LDK-së, Isa Mustafa për të diskutuar mundësitë e formalizmit të bashkëqeverisjes së ardhshme.

11:46
3 vjet nga Botërori, zbulohet ecuria e punimeve për stadiumet

Pas 3 vitesh, pikërisht në 21 nëntor të 2022 do të nisë edicioni më i çuditshëm i Kupës së Botës në futboll, ai që do të mbahet në Katar.

11:34
U shkarkua nga detyra, Besnik Muçi nuk njeh vendimin e KPA: Jam anëtar i ‘Kushtetueses’

Pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit për ta shkarkuar nga detyra, Besnik Muçi deklaroi se nuk e njeh si vendim dhe se ai vijon të jetë anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Sipas Muçit, KPA duhet të ndalonte procesin pasi ai u zgjodh nga presidenti Meta, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, sepse në atë moment humbi statusin e prokurorit.

11:28
Dënimi për përdorimin e flamurit shqiptar, KKSH do të ankohet në misionet diplomatike në Mal të Zi

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi njoftoi sot se veprimet e përsëritura të autoriteteve policore malazeze kundër flamurit kombëtar të shqiptarëve janë të papranueshme.

11:27
Arsyeja pse Kylie shiti pjesën më të madhe të kompanisë së saj

Të hënën, firma e bukurisë “Coty Inc.” lajmëroi se do të paguante 600 milionë dollarë për 51% të kompanisë “Kylie Cosmetics”, marrëveshje për të cilën miliarderja 22 vjeçare ra dakort, por duke vazhduar të drejtojë të gjithë veprimtaritë kreative për produktet dhe iniciativat komunikuese.

11:26
Shkarkimi i Besnik Muçit/ Reagon menjëherë Presidenca: Zero surprizë nga vettingu i Partisë

Ka reaguar menjëherë Presidenca pas vendimit për shkarkimin e Besnik Muçit nga KPA.

11:26
Konsumatorët blejnë ushqim për të ngopur mendjen

Konsumatori i ditëve të sotme blen ushqim për të ngopur mendjen, është konkluzioni i një studimi.

11:22
Dita Botërore e Televizionit

Sot shënohet Dita Botërore e Televizionit.

11:19
Vjedhin bateri të kamionit, arrestohen

Dy persona janë arrestuar në Han të Elezit, pasi që të njëjtit ia kishin vjedhur dy bateri nga një kamion.

11:18
Vetplagoset me pushkë gjuetie

​Një person ka kërkuar ndihmë mjekësor, pasi që ishte plagosur nga arma e zjarrit.

11:17
Gjykata Kushtetuese/ Vetting-u rrëzon të zgjedhurin e Metës, Besnik Muçi shkarkohet nga detyra

Besnik Muçi është shkarkuar nga detyra pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA-së.

11:16
Shtatoret e Shaban, Hamëz dhe Adem Jasharit më 28 Nëntor vendosen në Drenas

Komuna e Drenasit në bashkëpunim me Komunën e Skenderajt, nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, të enjten, me 28 Nëntor, do bëjnë zbulimin e shtatoreve të heronjve Shaban, Hamëz dhe Adem Jashari.

11:15
Kompania e Ujësjellësit: Kujdesuni për instalimet dhe ujëmatësit në banimet tuaja

Kompania Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” , para se të hyjmë në sezonin e dimrit ka rekomanduar konsumatorët që paraprakisht të keni kujdes të shtuar gjatë vendosjes së ujëmatësve duke filluar nga muaji dhjetor 2019.

11:11
Bashkia e Tiranës: Lajmet për vendosjen e një takse për qytetarët që vijnë në kryeqytet janë “fake news”

Lajmi se qytetarët që vijnë në Tiranë do të paguajnë taksë është i pavërtetë, sipas bashkisë së Tiranës. Përmes këshilltarit për median, Renato Kalemi, Bashkia e Tiranës ka reaguar ndaj lajmit të përhapur dje nga disa media, duke e quajtur të pavërtetë dhe duke sqaruar se kryebashkiaku Erion Veliaj hodhi idenë për një ligj të veçantë për Tiranën, që ndihma e qeverisë përmes granteve për kryeqytetin të mos llogaritet në bazë të banorëve, por të përdoruesve ditorë të qytetit, duke qenë se në Tiranë merr shërbime e gjithë Shqipëria, e jo vetëm banorët e Tiranës.

11:05
Shtyhet sërish seanca për Dritan Zaganin, Ministria e Drejtësisë nuk ka njoftuar të akuzuarin

Është mbajtur sot në Gjykatën e Apelit të Vlorës seanca e radhës ndaj ish-oficerit të policisë, Dritan Zagani, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.

10:56
Besnik Muçi gati për vendimin!

Besnik Muçi ka mbërritur në ambientet e KPA ku do jepet edhe vendimi për të.

10:55
Miratohet rezoluta në PPE: Kriza në Shqipëri të zgjidhet përmes dialogut

Duke pranuar se Shqipëria po përballet me një krizë të thellë politike, Partitë Popullore Evropiane (PPE), kërkojnë nga Partia Socialiste dhe partitë opozitare që të ndërmarrin çdo përpjekje për të kapërcyer krizën përmes dialogut.

10:49
Shoqata: Tendenca për të dëmtuar industrinë e sigurimeve dëmton imazhin e vendit

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës ka kërkuar që kompanitë e sigurimeve të trajtohen dhe vlerësohen si aset dhe faktor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik dhe i stabilitetit financiar të vendit, pasi pronarët real të kompanive të sigurimit janë qytetarë te Kosovës.

10:47
Tusk zgjedhet kryetar i Partisë Popullore Evropiane, kritikon autokratët

Donald Tusk, presidenti i ri i partisë më të madhe në Parlamentin Evropian ka paralajmëruar kundër zgjedhjes së “popullistëve politikë, manipuluesve dhe autokratëve” në role udhëheqëse brenda aleancës.

10:43
Apostolova bisedon për barazinë gjinore në Mitrovicën e Veriut

Shefja e BE-së në Kosovë, Ambasadorja Apostolova nesër do të marrë pjesë në një debat për dhunën në familje në Mitrovicë të Veriut

10:41
Mustafa përkujton veprimtarin Xhavit Ahmeti

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përkujton anëtarin e kryesisë së LDK-së, veprimtarin Xhavit Ahmeti në 23 vjetorin e vdekjes.

10:39
Prishtinës i shtohen edhe tri minibiblioteka

Kryeqyteti i Kosovës hap pas hapi po shndërrohet në qytet të librit.

10:39
Thellohet kriza në familjen mbretërore angleze

Duka i Jorkut, Andrew, është djali i dytë i mbretëreshës Elisabet të Anglisë, dhe i treti në radhë për të marrë fronin mbretëror. Media botërore prej kohësh është përqëndruar në lidhjet dhe miqësinë e tij me ish-miliarderin amerikan, Jeffrey Epstein, i cili kreu vetëvrasje i akuzuar për pedofili.

10:37
Të aksidentuarës në Viti i vdes foshnja

Një aksident trafiku kishte ndodhur ditë më parë në Viti, ku lëndime kishte pësuar një pasagjere femër e cila ishte shtatzënë, ndërsa dje në QKUK, të njëjtës i ka ndërruar jetë foshnja.

10:36
I preferuari i Demit! (FOTO)

Demi Rose është kthyer tanimë në një ikonë Instagrami, me rreth 11 milionë ndjekës.

10:36
Sulmon motrën e vet, arrestohet

Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht motrën e tij.

10:28
Meta anashkalon Leyla Moses Ones, i telefon direkt Matthew Palmer

Pas kërkesës së Ambasadës Amerikane që palët t’i drejtohen Komisionit të Venecias, për sherrnajën e krijuar mes presidencës dhe maxhorancës për gjykatën kushtetuese i menjëhershëm ishte reagimi zëdhënësit të presidentit Tedi Blushi.

10:28
24 vjet nga Marrëveshja e Dejtonit

Sot bëhen 24 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Paqes për Bosnjë dhe Hercegovinë, e njohur si Marrëveshja e Dejtonit.

10:27
Sot shënohet Dita Botërore e Televizionit

Kjo ditë simbolizon komunikim dhe globalizimin në botën bashkëkohore.

10:22
Rivali i Netanyahut dështon që të formojë qeverinë e re

Benny Gantz, konkurenti kryesor i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu ka dështuar të formojë qeverinë e re, që nënkupton se ka mundësi të mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare.

10:04
Qarkullonte me armë zjarri, pranga 41-vjeçarit

Një 41-vjeçar i cili qarkullonte me armë zjarri me vete është vënë në pranga nga policia.

09:59
Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjet për të drejtat e Hong Kongut

Dhoma e Përfaqësuesve ka miratuar dy projektligje për të mbështetur protestuesit në Hong Kong dhe ka dërguar paralajmërim te Kina për të drejtat e njeriut.

09:49
Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, makina përfundon përmbys në arë (video)

Një aksident ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër në afërsi të Dajçit.

09:37
Legalisht në Evropë – jo azil

Kush nuk merr azil duhet të ketë të drejtën e punës legale, thuhet në një studim. Në Evropë kjo ka vetëm pjesërisht sukses. Çdo vit në vendet e BE futen ilegalisht me mijëra njerëz. Si duhet të zgjidhet statusi i tyre?

09:32
Presidenca reagon ashpër: Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Law”

“Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës”, shkruan zëdhënësi i presidentit Ilir Meta.