Irini Qirjako: Kur e pashë burrin për herë të parë, s’më pëlqeu!

08/03/2020 17:42

Mbretëresha e muzikës polifonike Irini Qirjako njihet gjithmonë për lirshmërinë e saj në intervista. E ftuar në “E Diell” në Top Channel, këngëtarja u kthye pas në kohë dhe kujtoi ditën kur u takua me bashkëshortin e saj.

“Kur e pashë për herë të parë s’më pëlqeu” ka rrëfyer ajo “më vonë kur filloi të fliste fillova ta pëlqeja dhe kur e pashë që ai bënte shumë pas meje, u martova me të” ka treguar me të qeshur këngëtarja.

Qirjako gjithashtu pohoi se bashkëshorti e ndihmonte në punët e shtëpisë duke dhënë kontributin e tij sidomos në larjen e enëve. “Sa i takon parave, ato që fitoj në koncerte i mban gjithmonë ai” ka përmbyllur rrëfimin e saj këngëtarja e mirënjohur.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel