Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin një mot të vranët në të gjithë territorin. Herë pas here do të ketë edhe reshje.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1ºC në 09ºC, në zonat e ulëta nga 04ºC në 15ºC dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 16ºC.

Era do të fryejë në drejtim Jugor-Jugliindor, ndrësa forca e valëzimit në det pritet të jetë deri në 4 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -1ºC deri në 08ºC dhe në zonat e ulëta nga 03ºC në 09ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit në qyetet kryesore të vendit dhe Europës:

FOTO GALERI
1/6

Top Channel