I dënuari godet punonjësin e policisë së burgjeve në Burrel, efektivi dërgohet në spital Me himnin kombëtar ka nisur në Selanik mbrëmja festive e organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në këtë qytet me rastin e festave të Nëntorit.
Bashkatdhetarë, diplomatë dhe përfaqësues të autoriteteve vendore janë mbledhur në hotelin Hyatt, në një ceremoni ku këtë vit ka qenë e pranishme për herë të parë edhe ambasadorja e Shqipërisë në Athinë zonja Luela Hajdaraga.
“Sot ne festojmë festat tona të shenjta kombëtare. Këtë vit ne kemi edhe 55 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë kështu që mendoj se ky është një jubile për të festuar jo vetëm festat tona, por edhe miqësinë e bukur midis Shqipërisë dhe Greqisë”, tha Hajdaraga.
Flamuri kuqezi dhe himni kombëtar kanë mbledhur sot në Selanik bashkatdhetarët nga qyteti dhe zonat përreth në një ceremoni të organizuar nga Konsullata shqiptare për festat e Nëntorit , mes këngëve dhe urimeve, larg atdheut, por pranë njëri-tjetrit.
Urimet më të mira për festat kombëtare të Shqipërisë kanë dhënë edhe përfaqësues të qeverisë dhe të pushtetit lokal.
“Jemi të gëzuar që ndodhemi këtu për të festuar këtë përvjetor të rëndësishëm të vendit fqinjë dhe mik ,Shqipërisë. Për ne është shumë e rëndësishme gjithë popujt fqinjë të kenë progres. Greqia ndodhet në mënyrë të qëndrueshme në procesin e ndihmës për të gjithë Ballkanin, që të integrohet drejt BE”, tha Konstandinos Gjoulekas , zv/ministër i Brendshëm, përgjegjës për Maqedoninë dhe Trakën.
Ngjyrë të veçantë i kanë dhënë mbrëmjes vallet me motive nga krahina të ndryshme të Shqipërisë, si dhe këngët e bukura të këngëtares së njohur Anxhela Peristeri.
Top Channel