Sot në mëngjes do të zhvillohet një mbledhje e jashtëzakonshme e qeverisë, ku do trajtohen masat shtesë pas konfirmimit zyrtar të dy rasteve të para me koronavirus në vendin tonë, pacientët babë e bir që udhëtuan nga Firence përmes Hanit të Hotit.

Bëhet me dije se mbledhja do të nisë prej orës 09:00 dhe disa nga ministrat do të raportojnë para Kryeministrit për punën e bërë deri më tani, por gjithashtu do hartohet plani për ditët në vijim.

“Po diskutojmë në këto momente me ekspertët e Komitetit Teknik për masat e shtuara për parandalimin e depërtimit dhe përhapjes së koronavirusit të ri, pas vendimit që hyri sot në fuqi në vendin fqinj për izolimin total të zonave të kuqe. Çdo masë e shtuar dhe vendim që do të merret, do të vendoset nga ekspertët. Deri në këto momente nuk ka asnjë rast të konfirmuar me COVID-19 në vendin tonë”, shkroi Manastirliu.

  Mbërrin koronavirusi. Babë e bir nga Tirana të prekur. Sapo u kthyhen me makinë nga Firence, izolohen ne spitalin Infektiv

Top Channel