Antoneta demaskon Edonën: Kam mesazhe të detajuara, ti njeh Lulzimin

08/03/2020 17:22

Në “Përputhen” Antoneta u shpreh se në inbox i vijnë shpesh mesazhe që Edona, vajza që i është bashkuar së fundmi panelit në studio dhe Lulzimit, kanë pasur njohje më përpara se “Përputhen” të niste. Madje ajo shtoi se dy konkurrentët i kanë komentuar dhe njëri-tjetrit.

Antoneta: Edona edhe mua më kanë ardhur mesazhe të detajuara që ti me Lulzimin njiheshe më parë dhe keni pas komentuar në profilin e njëri-tjetrit.

Edona: Kjo është një gënjeshtër.

Lulzimi: Nuk është e vërtet Antonet.

Antoneta: Unë po thoja që edhe mua më kanë ardhur mesazhe të detajuara për njohje mes tyre nga persona, të cilët mund të kenë një lloj interesi.

Olti: Kanë miq të përbashkët.

Edona: Miq të përbashkët kemi është e vërtetë. Është producenti që njihet me Lulzimin. Por unë Lulzimin nuk e kam parë, e kam njohur këtu.

Antoneta: Unë po thoja që edhe mua më kanë ardhur mesazhe të tilla që thonë edhe Edona njihen me Lulzimin. për shkak të komenteve që kanë pasur përpara se të fillonte “Përputhen”.

Edona: Antoneta më duket se po thotë një gënjeshtër për të mbuluar gjërat e veta.

Antoneta: Emisionin e kaluar nuk e përmendi ndokush këtë mesazhe, sepse unë thash që nuk kisha prova. Akuzova gjë njeri që po njihet, flak nisi kot, flaka nisi kot këtu. Flaka nisi sepse iu dogji dhe unë tashmë filloj të kem dyshime. Unë nuk kam pasur asnjë dyshim në asnjë moment. E përmenda kot sepse më bëri përshtypje si mesazh por unë nuk kisha dyshime. Flaka juaj që merrni menjëherë sapo e përmenda mua më bën të kem dyshime.

Top Channel