Përputhen/ Ina e fyer, i drejtohet Gerit: “Të të vijë turp”

08/03/2020 17:59

Përputhen ka rrëmbyer zemrat e të gjithë Shqiptarëve. Jo më kot në një kohë mjaft të shkurtër rubrika ka arritur shifrën rekord të 11 milionë shikimeve në “Youtube”. Rubrika është e njohur për debatet dhe të papriturat që ndodhin gjatë spektaklit.

Këtë javë, në një takim ishte Geri dhe Edona. Geri, në puntatat e kaluara ka pasur disa takime radhazi me Inën dhe kjo ka bërë që publiku të krijoj një lloj pëlqimi ndaj këtyre dy personazheve. Por së fundi duket se marrëdhënia e tyre është krisur, kjo pasi Ina nuk e ka pritur mirë takimin e Gerit me Edonën, pasi në të kaluarën vet Geri, ka deklaruar se ndodhet në studio vetëm për Inën dhe nuk do të pranoj të dal në takim me asnjë person tjetër përveç saj.

Ina:

Geri ishte një zhgënjim shumë i madh për mua që në momentin që tha po do të dilja me Edonën. Nuk po e kupton që sa më shumë vazhdon ta argumentoj dhe të racionalizoj gjënë, aq më të thellë po e bën atë që e bëri. Ideja është që Geri e ka thënë me shumë forcë që dëshironte të dilte vetëm me mua. Unë nuk mendoja që Geri mua thjesht më pëlqente dhe nuk e dija që në qoftë se unë nuk e pëlqeja më Gerin, pëlqimi i Gerit do të ndalonte. Nëse do të vinte një ditë dhe Geri nuk do të më pëlqente më mua, nuk do të ndalonte pëlqimi im ndaj tij. Nuk ndikon se çfarë ndien ai për mua, me atë që ndjej unë për atë.

Nevina: Përse mendon se e bëri këtë zgjedhje Geri.

Ina: Geri mesa mbaj mend unë që tha në takim  tha “Sapo rrija kot në studio dola” . Në qoftë se e ka bërë për këtë ti vij turp. Nëse se ka bërë për këtë t’i vij prapë turp dhe nuk kam se çfarë të them më asgjë tjetër.

Top Channel