Venecia nuk përcakton afat/ Koronavirusi shtyu sesionin e mes marsit, nuk dihet kur vjen opinioni zyrtar për Shqipërinë

08/03/2020 20:40

Situata në të cilën ndodhet Italia si pasojë e përhapjes së koronavirus, ka ndikuar edhe në punën e Komisionit të Venecias duke anuluar sesionin plenar të parashikuar në mes të marsit.  E ndërsa palët tashmë e kanë të qartë tablonë paraprake, të draftit opinionit për emërimin e gjyqtarëve kushtetues, Venecia nuk e ka ende një datë se kur mund ta përcjell opinionin, final të dakortësuar. Një burim nga Komisoni Venecias i tha Top Channel se:

Komisioni Venecias ende nuk e ka anoncuar datën ekzakte për publikim por e ka konfirmuar që katër opinionet do të adaptohen përmes procedurës me shkrim, përfshi edhe atë për emërimin e gjyqtarëve të gjykatës kushtetuese në Shqipëri”.

Top Channel e disponon një kopje të draft opinionit paraprak, dërguar të premten përmes postës elektronike presidencës dhe kuvendit. Ky opinion paraprak i jep përgjigje disa çështjeve,  ku shumica dhe presidenca janë përplasur  për sa i përket emërimit të gjyqtarëve kushtetues. Se çfarë mund të ndodhë nëse palët në këtë konflikt nuk gjejnë një zgjidhje, Komisioni Venecias mbërrin në këtë përfundim,  shkruar në pikën 105 të draft raportit.

Procesi i ndaluar për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, tregon një vështirësi të madhe, në zbatimin e Kushtetutës përfshi ligjet në fuqi. Kjo varet në shkallë të gjerë prej konflikteve  institucionale që vjen nga mungesa reciproke e besimit mes aktorëve shtetëror dhe tendencës së tyre për të delegjetimuar njëri tjetrin. Sistemi institucional i vendit rrezikon një paralizë që shkon përtej çështjes së procedurës së emërimit të antarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Sakaq në pikën 33 të këtij draft opinioni,  Komisioni Venecias bën këtë sugjerim për ti rikthyer Gjykatës Kushtetuese funksionalitetin.

E ndërsa nuk ka një zgjidhje të shpejtë për ri-kompozimin e Gjykatës së Lartë, kjo në asnjë mënyrë nuk duhet të sjellë bllokimin e ri-kompozimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo pamundësi në emërim nga mos-funksioni Gjykatës së Lartë, nuk duhet të ndalojë trupat e tjera emëruese, Presidentin dhe Parlamentin për të realizuar emërimin e antarit të gjashtë.

Top Channel