Ina në Trotuar: Dikur kisha vetëm 2 palë këpucë, ja si arrita veshjet firmato

08/03/2020 19:40

Ina Kollçaku tashmë njihet nga të gjithë për pjesëmarrjen e saj në “Përputhen”. Bukuroshja është cilësuar për karakterin e saj të drejtpërdrejtë, të çiltër dhe pa komplekse. Gjatë rubrikës “Trotuar” në “E diell” Ina zbuloi se në të kaluarën nuk ka qenë aq e pasur sa është tani dhe për të arritur një jetë të shtrenjtë siç ajo e aplikon tashmë, i është dashur të punojë që në moshën 15-vjeçare.

Madje Ina është shprehur se i duhej të punonte dy punë njëherësh dhe të flinte vetëm dy orë në ditë, për të siguruar në këtë mënyrë paratë për të ndjekur studimet. Edhe pse në profilin e saj në “Instagram” ajo shihet duke u veshur me veshjet më të shtrenjta, Ina shprehet se në të kaluarën ka pasur vetëm dy palë këpucë gjithsej.

Ina: Unë në fakt punën e kam filluar kur isha 15 vjeçe. Nuk kam punuar “Full Time” (kohë të plotë) , fillimisht kam punuar kontribuar tek biznesi i tim ati “Part Time” (Kohë të pjesshme). Më pas kam filluar në revista kozmetike. Shoqet porosisnin tek unë dhe unë kisha një përqindje në varësi të punës, kjo ishte puna ime e parë. Deri sa arrita 18 vjeçe kam punuar me promocione, kam punuar tek “Loli”.

Ndërkohë që punoja tek “Loli” kisha dhe dy projekte me promocionet dhe flija vetëm dy orë. Këtë e bëra sepse nuk kisha para për të filluar shkollën e lartë, pasi erdha vetëm me time më, pas divorcit të prindërve në Tiranë dhe më duhej që të kisha një shumë për të filluar shkollën e lartë, për të cilën bëra pauz dy vite. Jo vetëm që vishesha pa firma, po dy palë këpucë kisha gjithsej.

Top Channel