E Diell” e këtij edicioni ka arritur të thyej çdo rekord dhe të mbajë të mbërthyer para televizorit mbarë shqiptarët. Një nga rubrikat më të përfolura dhe komentuara njëkohësisht është dhe “Trotuar”.

Në studio puntatën e sotme u fol mbi të mirat materiale dhe sa ndikojnë ato në rritjen e statusit. Moderatorja Nevina Shtylla, e cila ishte pjesë e panelit në studio u shpreh se ka disa persona që mundësitë materiale i shfrytëzojnë për të kompletuar dhe kënaqur veten. Ka dhe nga ata që i shfrytëzojnë për të shitur mend tek të tjerët, por edhe nga ata që e shfrytëzojnë të ardhurat materiale për të kërkuar më shumë para ndaj bashkëpunëtorëve apo sponsorëve, duke iu referuar këtu shembullit të saj personal. Gjithashtu me ndërhyrjen e producentit të emisionit Edi Manushi, i cili e “ngacmoi” Nevinën duke e pyetur nëse makina që ka blerë do ta ndihmonte për të pasur më shumë status. Moderatorja u shpreh se kjo është arsyeja kryesore që e ka blerë atë.

Nevina:

Ka shumë persona që kanë mundësi monetare, janë të pasur dhe mendojnë që ta shfrytëzojnë për të kompletuar veten, sepse nuk ka asgjë të keqe nëse e ke mundësinë, ta shfrytëzosh ta kompletosh veten. Qoftë me një makinë të mirë, qoftë me lukse, etj etj. Por ka edhe nga ato persona shumë të pasur që ndoshta kanë pasion modën siç e preku Ina.

Ka edhe shumë persona që kanë mundësinë monetare, e kompletojnë veten në drejtime të tjera qoftë në edukimin e fëmijëve, etj etj. I plotësojnë të gjithë kushtet me të ngrëna me të pira. Nga ana tjetër vdesin që të dalin të duken dhe i shfrytëzojnë firmat dhe lukset për të shitur mend tek të tjerët. Në momentin që unë rritem ekonomikisht, normalisht unë kërkoj dhe më tepër nga bashkëpunëtorët që unë krijoj apo sponsorët, për postimet qoftë edhe për punën. Domethënë me rritjen profesionale, me rritjen ekonomike rritet dhe kërkesa.

Edi Manushi: Ku ke shpenzuar ti diçka në një gjë që mund të ndihmonte për të pasur më shumë status. Ndoshta tek Makina.

Top Channel