8 marsi në Tiranë/ Jo vetëm femra, por edhe meshkuj me lule në duar për të uruar këtë ditë

08/03/2020 15:38

8 Marsi është Dita Ndërkombëtare e Gruas. Kjo datë përkujton lëvizjet për të drejtat e grave në botë, duke filluar nga vitet 1900.

“Gruaja është qendra e gjithçkaje. Pas ju nuk do të kishte jetë. Unë këto lule po ja blej gruas dhe nuses së djalit.”

Lulet janë simbol e kësaj ditë, ndaj nëpër rrugë shikon jo vetëm femra, por edhe meshkuj me lule në duar, si shprehje e mirënjohjes për sakrificat që bëjnë gratë në familje, punë e shoqëri.

“Ne e kemi lënë me shoqet e kolektivit të hamë një drekë. Jemi të sfilituara dhe meritojnë të dëfrehemi. “

“Vij nga Rusia. Është një festë e madhe. Mendoj se çdo grua meriton, minimumi një monument, sepse ju bëni kaq shumë.”

Në shumë vende të botës gratë protestojnë për të drejtat e tyre të mohuara. Ndërkohë që OKB theksoi se ka probleme të thella, përsa i përket barazisë gjinore.

Top Channel