“Ç’qe kjo bombë”!? Pse Irini Qirjako u “trondit” nga videomesazhi i së bijës?

08/03/2020 19:46

Teksa këngëtarja Irini Qirjako po jepte intervistën e saj në “E Diell” për karrierën dhe familjen e saj, një videomesazh i së bijës e bëri për ujë të ftohtë dhe i dha një “tronditje” që s’e kishte parashikuar!

Marrëdhënia e saj me Riviolën e cila prej vitesh është transferuar si mjeke në Gjermani është aq speciale dhe e ngushtë sa nuk konceptohet në asnjë moment mbajtja e ndonjë sekreti mes tyre. Këtu u gjet dhe pika e dobët e Irinit.

Në marrëveshje me stafin e “E Diell”, Riviola i dërgon një videomesazh programit ku pohonte se ajo kishte nënshkruar një kontratë 2-vjeçare në SHBA dhe se do nisej ne fund të marsit atje.

“Po si s’më tha gjë, unë qëparë fola ç’qe kjo bombë” reagoi e tronditur Irini. “Ajo le të shkojë ku të dojë, s’e ndaloj, por si ka mundësi që s’e ndau me mua këtë” ka vazhduar e habitur bisedën këngëtarja. Mirëpo shakaja nuk zgjati shumë dhe e bija në videomesazhin e dytë i tregoi të gjithë dashurinë mamasë së saj dhe sqaroi shakanë duke qetësuar në këtë mënyrë dhe Qirjakon.

Top Channel