Alesia dhe Ina përplasen në TROTUAR: Po ti ku i gjete firmat e shtrenjta?

08/03/2020 19:22

“Trotuar” është një nga rubrikat e shumta të emisionit “E Diell”. Kjo rubrikë, ka në fokus një temë të caktuar që më së shumti kanë të bëjnë me problemet dhe pikëpyetjet që ngrihen nga shoqëria.

Puntatën e sotme u fol për “Të mirat materiale: Status?”. Paneli i cili përbëhet nga moderatorët e “E Diell”, një nga vajzat e “Përputhen” (Herë Ina dhe herë Antoneta) debatojnë në lidhje me idetë që ato mund të kenë në lidhje me temën e caktuar, duke mos ngurruar që të japin shembuj dhe nga historitë personale. Gjatë debatit në studio Ina, në formë batute i drejtohet moderatores Alesia Bani: “Ti ku i gjete “Dolcet” që poston në Instagram”. Moderatorja me të qeshura u shpreh se: “Për mua kanë punuar prindërit dhe gjithmonë më kanë mbajtur me të mira”.

Ina: Ti ku i gjete ato Dolcet (i referohet firmës së veshjeve Dolce Gabbana) që i nxjerr në Instagram

Alesia: Me thënë të drejtën o Ina. Unë që kur kam qenë e vogël më kanë mbajtur ato të shtëpisë, i kanë aq mundësi. Nuk është se kam kaluar nga këtu, këtu (shpjegon me duar).

Ina: Pse zgjedh që t’i veshësh Dolge Gabana atletet dhe nuk i blen një markë më të lirë?

Alesia: Unë për veten time kam shumë pak veshje që janë firma. Unë në përditshmëri vishem me Adidas.

Ina: Të gjithë me Adidas vishemi.

Top Channel