E diel, 08 Mars 2020
06:59
Ja arsyet përse duhet të hiqni dorë nga kafeja

Kafeja është një burim energjie për shumë njerëz në botë. Ka njerëz që nuk e imagjinojnë ditën pa një kafe e ka të tjerë që mund të pijnë mbi 4 filxhanë në ditë. Konsumi i kafesë në Shqipëri përllogaritet në 2.5 kg për frymë në vit. Kjo do të thotë se konsumi mesatar për një shqiptar është 300 deri në 375 filxhanë kafe në vit.

06:44
Kamomil dhe kos për shëndetin e mirë të flokëve, si ta përdorni

Kamomili, bima shekullore e qetësimit të mendjes dhe aromës së mirë. Lulet e bukura të kamomilit përveç aromës së tyre të mrekullueshme njihen edhe për vlerat e mira që kanë në organizëm. Zakonisht konsumohet në formën e çajit për të qetësuar trupin, mendjen apo inflamacionin.

06:07
OKB: 8 mars 2020 – Arritjet në barazinë gjinore ndodhen në rrezik

25 vjet pas Platformës së Pekinit për të drejtat e grave, OKB pubikon një raport për të verifikuar arritjet dhe dështimet. Nga të dhënat e 170 vendeve del se asnjë vend i botës nuk e ka arritur barazinë gjinore.

05:33
Ligjvënësja iraniane vdes si pasojë e koronavirusit

Një ligjvënëse iraniane ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit, raportojnë mediat iraniane. Irani është nja nga vendet më të prekura jashtë Kinës nga ky virus. Deri më 6 mars, autoritetet iraniane kanë raportuar 4,747 të prekur me këtë virus.

05:03
V12 Speedster/ Aston Martin sjell makinën e re

Makinat elitare, me performancë të lartë, britanike, pa tavan dhe me çmime marramendëse, duket se janë trend këto ditë. MekLaren, Bentley dhe tani edhe Aston Martin, kanë prezantuar të gjitha makina me prodhim të kufizuar, me çmime me shtatë shifra, ose shumë pranë shtatë shifrave, dhe pa tavan.

04:38
Putin nuk synon udhëheqjen e Këshillit Shtetëror pas mandatit presidencial

Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se nuk synon të udhëheqë Këshillin Shtetëror pasi t’i përfundojë mandati presidencial më 2024. Në disa komente të bëra më 6 mars, Putin po ashtu ka thënë se nuk dëshiron t’iu japë fund kufizimeve për mandate presidenciale.

03:58
Sanders vazhdon sulmin, Biden paralajmëron kundër prirjeve negative në fushatë

Kandidatët demokratë për garën presidenciale Joe Biden dhe Bernie Sanders po bëjnë fushatë të shtunën, ndërsa përgatiten për një përballje finale në Miçigan e Mizuri dhe të disa shtete të tjera.

03:36
Ndikimi i koronavirusit në industrinë e turizmit në Florida

Florida është një nga destinacionet më të njohura turistike në Shtetet e Bashkuara. Klima e ngrohtë dhe plazhet e bukura tërheqin pushuesit dhe ata që janë të gatshëm të zhvendosen ose të pensionohen në këtë shtet. Por me kërcënimin e një epidemie të koronavirusit, gjërat mund të mos duken aq mirë për turizmin në Florida. Pas shpërthimit të koronavirusit në të gjithë botën, zyrtarët në Florida kanë filluar të përgatiten për mundësinë e goditjes së industrisë e tyre të turizmit nga virusi COVID 19.

03:07
Mark Meadows, shef i ri i personelit në Shtëpinë e Bardhë

Në një kohë që Shtetet e Bashkuara po përballen me situatën e krijuar si pasojë e shpërthimit të koronavirusit dhe ndërsa përgatitet për fillimin e fushatës së tij presidenciale, zoti Trump ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm të personelit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

02:32
3 anëtarë të familjes mbretërore në pranga në Arabinë Saudite

Tre pjesëtarë të lartë të familjes mbretërore në Arabinë Saudite, përfshirë edhe vëllain e mbretit, janë arrestuar për arsye të pashpjeguara. Dy prej tyre janë mes figurave më me ndikim në mbretëri.

01:54
Në kulmin e koronavirusit merr fund epidemia e ebolës

Ndërkohë që e gjithë bota është përfshirë nga ethet e koronavirusit, duket se një tjetër epidemi ka mbyllur kapitullin e saj. Pacienti i fundit i sëmurë me ebola, në Kongo, ka dalë nga spitali më 3 mars, por Organizata Botërore e Shëndetësisë, nuk e ka vulosur ende fundin e saj.

01:22
Koronavirusi/ 21 raste të reja, Greqi 66 të infektuar në të gjithë vendin

Ministria greke e Shëndetësisë ka bërë me dije se në vend janë regjistruar edhe 21 raste të reja me koronavirus, 13 prej të cilave në Ahaia dhe Ilia në Peloponez, 7 në periferine e Atikës dhe 1 në Evia.

01:05
Vllaznia mund Tiranën/ Në ndeshjen e basketbollit presidenti thumbon kryeministrin

Sinjalizimi i fundit i arbitrit kryesor vendosi shifrat 96 -68 në favorin e shkodranëve. I gjithë takimi foli në favorin e tyre, ku që në periodën e parë kuqeblutë fituan 20 -12.

00:57
Aksidentohet ambulanca/ Shoferi i dehur, plagosen dy bashkëshortë në Elbasan

Një shofer ambulance në gjendje të dehur rrezikoi seriozisht jetën e drejtuesve të mjeteve në aksin rrugor Metalurgjik-Elbasan.

00:33
Rreziku nga Shkumbini, autoritetet thirrje banorëve në fshatrat e Divjakës që të largohen

Reshjet e fundjavës kanë rritur ndjeshëm nivelin e ujit në lumin Shkumbin.

00:15
Barcelona vuan, por fiton dhe rimerr kreun e renditjes

Barcelona ka vuajtur jo pak në përballjen e zhvilluar pasditen e sotme në “Camp Nou” përballë Real Sociedad, por në fund ia doli të marrë tre pikët, falë një goli të shënuar nga kapiteni Lionel Messi 10 minuta para fundit të takimit dhe një tjetri nga Jordi Alba në shtesë.

E shtunë, 07 Mars 2020
23:38
Tottenham vuan mungesat në sulm, vetëm barazim ndaj Burnleyt

Me dy sulmuesit kryesorë të dëmtuar afatgjatë, Tottenhami i Jose Mourinhos po vuan jo pak dhe mbrëmjen e sotme nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertën përballë Burnleyt.

22:55
Përballet çdo ditë me vështirësi nga më të ndryshmet, Kida i realizon vajzës me aftësi të veçanta ëndrrën e jetës

Dashuria për jetën, forca dhe këmbëngulja për ta jetuar atë si gjithë të tjerët ishin në qendër të historisë që mbylli puntatën e kësaj të shtunë të programit “Dua të të bëj të lumtur”. Kjo ishte historia e Stelës e cila që në fëmijëri ishe diagnostikuar me spina mifida, një sëmundje e cila i kishte sjellë probleme në të ecur.

22:52
Meta thumbon Ramën nga Shkodra, e quan ish-kryeministër: Në politikë bën edhe më shumë faulle se në basketboll

Presidenti Ilir Meta nga Shkodra duke vlerësuar sportin shqiptar kërkoi edhe mbështetjen për të rinjtë dhe të rejat ndërsa nuk kurseu as komentet politike duke shigjetuar kryeministrin Rama që sipas tij bën gabime edhe në politike ashtu siç bënte në basketboll.

22:37
Foto të rralla/ Gra gjermane dhe austriake që u vendosën në Britani për t’i shpëtuar persekutimit nazist

Në prag të 8 marsit që njihet gjerësisht nëpër botë si dita e gruas, një ekspozitë galerie në Londër ka publikuar disa fotografi të grave gjatë Luftës së Dytë Botërore.

22:31
Zidane hedh dritë mbi të ardhmen e tij: Tani në Madrid, më vonë nuk i dihet

Mbrëmjen e djeshme bëri shumë bujë lajmi, tek thuhej se ka pasur kontakte mes presidentit të Juventusit Andrea Agnellit dhe trajnerit të Real Madridit Zinendine Zidane.

22:26
“Ata ju quajnë kurorë (korona), por ju nuk jeni mbret. Italia do shpëtojë”/ Letra e vogëlushit që i përloti të gjithë

“Ata ju quajnë kurorë por ju nuk jeni mbret. Ju jeni një virus dominues që nuk vlen shumë. Ne do të bëjmë gjithçka që mos të kapemi nga ju, nuk do të mundeni më të infektoni. Italia jonë do të shpëtojë dhe një fund i bukur i lumtur do të jetë atje “.

22:13
E dhunonte se nuk bënte punët e fshatit, burri i kërkon një mundësi të dytë gruas në studio

Programi “Dua të të bëj të lumtur” solli në ekranet tona këtë javë historinë e Xhaferrit nga Vlora. Ai kishte zgjedhur programin si një mënyrë komunikimi me gruan e tij e cila ishte larguar nga shtëpia disa javë më parë.

22:13
Tragjike/ Humb jetën 5-vjeçarja, konsumoi ujë me dozë droge që përdorej nga e ëma

Një pesë vjeçare nga Kolorado i SHBA-së, humbi jetën teksa pinte ujë me dozë droge, por familja në vend që të njoftonte një ambulancë, filloi të lutej.

22:11
Endrrat e mia i bëra realitet në terren të panjohur dhe udhëkryqe të mëdha

Fate Velaj lindi në vitin 1963 në Fier, dhe u rrit në qytetin e Vlorës. Në vitin 1991 ai vendosi të ndjekë ëndrrat e tij dhe emigroi në Austri.

21:57
Sundon skenën, por edhe bie aty! Momenti kur Tayna humbet ekuilibrin

Tayna, është cilësuar nga fansat si një nga reperet më të mira të show-bizit shqiptar.

21:52
Kriza në kufi/ Greqia do të ndërtojë dy kampe të reja për emigrantët

Greqia do të ndërtojë dy kampe të reja të përkohshme për pritjen e qindra emigrantëve, të mbërritur këto ditët e fundit pas ndryshimit të politikave nga Turqia, njoftoi ministri i Migracionit.

21:43
Atentat shqiptarit në Athinë, breshëri plumbash pas krahëve

Një shtetas shqiptar u plagos gjatë një atentati të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në vendin e quajtur Faliro në Athinë.

21:39
Çifti më i famshëm i shahut gjenden të vdekur prej mbidozës së gazit zbavitës

Dy të rinj, një djalë e një vajzë kampionë shahu në Ukrainë janë gjetur dje të vdekur në Moskë teksa dyshohet një overdozë gazi për të qeshur.

21:37
Video/ Studenti harron çantën e studimit në shtëpi, ia sjellin me helikopter në universitet

Të gjithë kanë mbetur të habitur teksa panë një helikopter duke u ulur në parkingun e një universiteti në Afrikën e Jugut.

21:26
“Ti ke qenë një nënë e dytë për ne!” / Humbën vëllain para disa vitesh, motrat falenderojnë mësuesen heroinë

Mësuesit janë një pjesë e rëndësishme në jetën tonë, pasi me dijet e tyre dhe me profesionalizmin që kanë na drejtojnë drejt rrugës së gjatë dhe ndoshta të vështirë të njohjes së vetvetes dhe realizimit të ëndrrave. Dashuria dhe përkushtimi i palodhur i mësuesve ndaj nxënësve ishte në qendër të historisë që çeli puntatën e mbrëmjes së sotme të programit “Dua të të bëj të lumtur”.

21:24
Greqi/ Shkon në 66 numri i të prekurve nga koronavirusi

Ministria greke e Shëndetësisë ka bërë me dije se në vend janë regjistruar edhe 21 raste të reja me koronavirus ,13 prej të cilave në Ahaia dhe Ilia në Peloponez, 7 në periferinë e Atikës dhe 1 në Evia.

21:09
Shembja e hotelit të koronavirusit në Kinë; 30 njerëz mbeten nën rrënoja

35 njerëz raportohen se janë shpëtuar deri tani nga shembja tragjika e hotelit pesë-katësh ku mbaheshin në karantinë të infektuar në koronavirusin e ri në qytetin kinez të Quanzhou, ndërsa nuk duhet ende fati i 35 të tjerëve.

21:08
Video/ Marco Verrati dëshiron të kryej marrëdhënie seksuale me të dashurën, ajo e refuzon! Gjithçka është një kamera e fshehtë

Ndoshta në fushën e blertë është ai që driblon lojtarët kundërshtarë dhe shënon gola, por “autogol” këtë herë fantazistit Marco Verrati i ka bërë e dashura e tij, Jessica Aidi.

20:50
Topalli rreshton gabimet e Bashës: La vendin pa opozitë, bëri PD karnaval, dogji mandatet…

Ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli ka akuzuar kreun e PD-së, Lulzim Basha se shndërroi Partinë Demokratike në parti karnavalesh, ndërkohë që zboi nga ajo themeluesit, qëndrestarët dhe kontribuuesit.

20:46
Liverpool gjen fitoren/ Spanjë, nuk ka fitues në Atletico-Sevilla

Liverpooli e lë pas krahëve javën e vështirë që përjetoi në futbollin anglez që kulmoi me eliminimin nga Kupa e Anglisë dhe rikthehet te fitorja.

20:39
Arabia Saudite arreston 3 anëtarë të familjes mbretërore për grusht shteti

Arabia Saudite ka njoftuar sot arrestimin e vëllait të vogël të mbretit Salman dhe dy anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore me akuza komploti për grusht shteti.

20:32
Nesër, Tirana-Laçi/ Egbo: Nuk kemi frikë të themi që jemi për titull

Tirana është gati për ndeshjen e radhës në rrugën drejt titullin, sfidën me Lacin. Trajneri Manuel Egbo si zakonisht u shfaq përpara mediave duke vlerësuar kundërshtarin maksimalisht e duke mos kursyer elozhet për ta.

20:26
Ekspozitë kundër dhunës/ Shkodër, ekspozohen objektet tradicionale

Veshjet intime të grave u ekspozuan si një mesazh kundër heshtjes dhe kundër çdo tabuje ndaj femrave.

20:25
Sot shfaqet “Miss Julie”/ Në teatrin eksperimental, me regji të Kiço Londos

Sot në mbrëmje në orën 19 Teatri Kombëtar Eksperimantal pret sërish publikun, po ashtu edhe mbrëmjen e nesërme për shfaqen Miss Julie.

20:21
Elbasan/ Shoferi i ambulancës në gjendje të dehur po shkonte të merrte pacientin, bën për spital dy të tjerë

Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan Metalurgji. Një ambulancë është përplasur me një tjetër mjet. Për pasojë është plagosur çifti i bashkëshorteve që ndodheshin në mjetin tjetër.

20:14
Koronavirusi/ Papa nuk do të mbajë meshën e të dielës në Shën Pjetër, por me lidhje direkte ‘live-stream’

Vatikani njoftoi sot se Papa Françesku nuk do të mbajë meshën e të dielës nga ballkoni tradicional i sheshin Shën Pjetër por me anë të lidhjes direkte online për të evituar grumbullimin e njerëzve në shesh në kohë alarmi nga koronavirusi i ri.

19:40
39 vjeçarit i pret kokën makineria e pularisë që po pastronte

Një të riu që punonte në një fabrikë pulash iu pre koka teksa pastronte makinerinë e procesimit të tyre.

19:37
Fryhet lumi Shkumbin/ Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të disa fshatrave të Divjakës që të largohen

Shirat e dendur që kanë rënë 24 orët e fundit në territorin e Lushnjës kanë bërë që të rriten ndjeshëm prurjet në lumin Shkumbin.

19:27
Frika “deri” në palcë/ Refuzimi i liderëve për kontaktet me duart

Frika nga koronavirusi ka mbërthyer botën, por mesa duket edhe zyrtarët e lartë. Edhe pse në krye , liderët kanë treguar se edhe ata, duhet të “ruhen” përballe virusit botëror.

19:22
Draft-raporti i Venecias/ Reagon Meta: “Venecia” e ka shkruajtur Kushtetutën tonë, nuk komentoj sepse….

Nga Shkodra ku ndodhej për të ndjekur ndeshjen mes Vllaznisë dhe Tiranës në basketboll, presidenti Ilir Meta ka folur mbi draft-raportin e komisionit të Venecias.

19:15
Vajza 3 vjeçare lidhej në tavolinë dhe detyrohej të mbante qafore nga i dashuri abuziv i nënës

Një burrë është akuzuar së fundmi se mbante të lidhur te tavolina dhe detyronte të vinte qafore vajzën 3-vjeçare të së dashurës së tij.

19:15
Prokurorë e gjyqtarë në Strasburg/ U shkarkuan nga vetting-u

98 gjyqtarë dhe prokurorë janë shkarkuar nga të dyja shkallët e vettingut, ndërsa 91 të tjerë janë rikonfirmuar në detyrë. Gjithsesi, gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar tashmë i janë drejtuar Strasburgut për të gjetur të drejtën e tyre.

19:14
Era Istrefi shtatzënë?! (FOTO)

Era Istrefi mund të jetë shtatzënë. Të paktën, sipas komentuesve e gjykuar edhe nga fotot e fundit.

19:12
Djali i Schwarzenegger i dashuruar me bukuroshen shqiptare

Në fillim të kësaj jave ata u fotografuan teksa ishin në një palestër në Kaliforni.

19:09
Për emërimet në Gjykatën e Lartë/ Vetëm 10 ditë afat

Presidenca ka nisur verifikimet për tre kandidaturat e përzgjedhura nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për t’u emëruar gjyqtarë në Gjykatën e Lartë.

18:57
Karkalecat “pushtojnë” Pakistanin, shkatërrohen sasi të mëdha të mbjellash

Fermerët e Pakistanit janë shqetësuar së tepërmi nga “pushtimi” i pa mëshirshëm i karkalecave, pasi në këtë mënyrë i kërcënohen drejtpërsëdrejti plantacionet e të mbjellave.

18:56
Epopeja e UÇK-së/ Mbyllet manifestimi në Kosovë

Në përfundim të manifestimit të epopesë së UÇK, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetarja e kuvendit, Vjosa Osmani, bënë homazhe pranë shtëpisë së familjes Jashari në Prekaz.

18:49
Protestojnë banorët/ Kërkojnë terminal për udhëtarët

Banorët e Gosës në Rrogozhinë kanë protestuar duke kërkuar ndërtimin e një terminali për transportin udhëtar. Protesta u organizua në rrethrrotullimin e Gosës.

18:44
Në kulmin e koronavirusit/ Merr fund epidemia e ebolës

Ndërkohë që e gjithë bota është përfshirë nga ethet e koronavirusit, duket se një tjetër epidemi ka mbyllur kapitullin e saj. Pacienti i fundit i sëmurë me ebola, në kongo, ka dalë nga spitali më 3 mars, por organizata botërore e shëndetësisë, nuk e ka vulosur ende fundin e saj.

18:37
Video/ Shoferët e tërbuar! “Duelojnë” me makina në rrugët e Los Angeles-it

Në videon e bërë virale, shikohet momenti teksa një shoferi i Maseratit përplas fuqishëm, foristradën tip “Jeep”.

18:35
Banorja e “Big Brother” që po çmend Dubain…(FOTO)

Ndërhyrjet e njëpasnjëshme kirurgjikale, fama në “Celebrity Big Brother-in” britanik e bizneset e suksesshme online, e kanë kthyer Chloe Khan në një sensacion të vërtetë në Instagram.

18:35
Kejsi Tola sqaron për herë të parë raportin me Flori Mumajesin!

Para disa kohësh producenti i njohur Flori Mumajesi u përfol për një romancë me këngëtaren Kejsi Tola. Aludim ky i cili asnjëherë deri më sot nuk u qartësua nga dyshja. Por duket se Kejsi ka vendosur të flasë. Në rubrikën “Një ditë me Dojnën” në Pop Culture ajo i ka rrëfyer të gjitha.

18:22
S’ka paqe për Italinë/ 233 të vdekur dhe 5061 të prekur nga koronavirusi

Shifrat e rasteve me koronavirus në Itali, vazhdojnë të rriten frikshëm.

18:17
Stresi ka një mesazh për reperët shqiptar: Unë jam legjendë, ata po kopjojnë gratë!

Këtë të shtunë, në Pop Culture ka qenë i ftuar reperi i njohur Stresi. Gazetarja Kilda Hysenbegasi ka ndjekur nga afër xhirimet e klipit më të ri të Stresit “Loco”, e gjatë bisedës që kanë zhvilluar në backstage Stresi ka thënë se ka për të mbetur legjendë dhe nuk mund të krahasohet me asnjë.

18:11
​Aktori që i “ndërpreu” fjalimin Kurtit e Osmanit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani edhe sot kanë qëndruar në Prekaz, ku pas homazheve deshën të flasin për media por së pari u detyruan të dëgjojnë përformancën e një aktori.

18:01
Braçe thirrje banorëve të 5 fshatrave në Divjakë: Shkumbini po del nga shtrati! Kush është afër argjinaturës të largohet menjëherë

Zv.kryeministri Erion Braçe u ka bërë thirrje të gjithë banorëve të 5 fshatrave në zonën e Divjakës që të largohen bashkë me kafshët dhe mjetet nga toka e argjinaturës së Lumit Shkumbin, pasi siç ai thotë rrezikon të dalë nga shtrati.

17:00
Incident para ndeshjes së basketbollit, presidentit të ekipit Teuta i bllokohet hyrja

Në orën 17:00, sot do të luhej në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” ndeshja e vlefshme për javën e 13 të Kampionatit Kombëtar.

16:52
Masat e koronavirusit/ Pamjet tmerruese të lëkurës tregojnë se përse duart duhet të lahen për të paktën 30 seconda

Këto foto rëngjethëse tregojnë se përse është e rëndësishme që duart të lahen me kujdes dhe intensivisht gjatë epidemisë së koronavirusit të ri.

16:52
Diplomatja shqiptare: Flamuri shqiptar në Krushë duket më i bukur se në çdo vend të Shqipërisë

40 diplomate nga ministria e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, e kanë vizituar sot Krushën e Madhe në Rahovec.

16:33
Hoxha i Ismail Qemalit/ Historia sonte në “Gjurmë Shqiptare”

Në dokumente e identifikonin si Hoxha i Ismail Qemalit…

16:25
Certifikata mirënjohjeje për 25 mësues dhe mësuese të shkollave të Tiranës

Këtë 7 Mars, në Ditën e Mësuesit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nderoi me certifikatë mirënjohjeje 25 mësues dhe mësuese, të cilët i kanë kushtuar jetën e tyre arsimimit dhe edukimit të fëmijëve dhe të rinjve. Nga Liceu Artistik, Veliaj shprehu mirënjohjen për devotshmërinë e treguar nga mësuesit dhe i cilësoi ata si bashkëpunëtorët më të mirë të qytetit.

16:21
Tragjedi e dyfishtë/ Shembet hoteli me 5 yje në Kinë që shërbente si karantinë, dhjetëra persona nën rrënoja

Një hotel në qytetin Quangzhou të Kinës i cili po përdorej si karantinë për të prekurit nga koronavirusi është shembur.

16:15
Murrizi imiton Metën, bën shqiponjën dhe ulet në gjunjë në mes të borës: Betohem që vitin tjetër….

Deputeti I opozitës parlamentare, Myslim Murrizi ka zgjedhur që fundjavën ta kalojë në Bogë.

16:15
Turqia nuk do të lejojë kalimin e emigrantëve nëpër Detin Egje

Turqia nuk do të lejojë kalimin e migrantëve për në Greqi përmes detit Egje, për shkak të pasigurisë, ka njoftuar roja bregdetare, raporton B

16:14
Kim Kardashian akuzohet përsëri për përvetësime kulturore në look-un e ri me gërsheta

Një tjetër ditë vjen dhe një tjetër akuzë për përvetësim të stileve apo elementeve kulturore nga influencuesja e kudondodhur e rrjetit Kim Kardashian, e cila në paraqitjen e fundit mbante gërsheta të thurura ngushtë, ndoshta për t’iu përshtatur modelit kryesor të programit ‘reality show’ të burrit të saj, reperit Keanye West.

16:08
Krujë/ Gjendet i mbytur 29-vjeçari në breg të rezervuarit, kërkohej nga familjarët

Ditën e sotme, rreth orës 12:45, në breg të rezervuarit “Pengile” në lagjen nr.4, Krujë, është gjetur i mbytur shtetasi G.L.,29 vjeç.

15:52
Arktiku/ Rusia fton kompanitë të investojnë në frontin e ri të biznesit të energjisë

Rusia shpreson të joshë më shumë biznese në zonat e saj të reja në Arktik me premtime subvencionesh në infrastrukturë e zhvillim në territorin e panjohur, sipas një plani të ri të prezantuar kësaj jave në strategjinë 15-vjeçare për rajonin.

15:43
“Korça, zemra e Shqipërisë”/ Ekspozohen dokumentet e Mësonjëtores së Parë

Këtë 7 mars, në Korçë është çelur ekspozita “Korça, Zemra e Shqiptarisë”, me dokumente dhe fotografi mbi Mësonjëtoren e Parë Shqipe gjatë Rilindjes Kombëtare.

15:36
Mbërrin draft-raporti i Venecias/ “Veprimet e presidentit në përputhje me interpretimet e Kushtetutës”

Përmes postës elektronike, në kushtet e konfidencialitetit, Presidenca dhe Kuvendi, morën draft opinionin paraprak nga komisioni Venecias për zëvendësimin e gjyqtarëve kushtetues.

15:30
Qeni me pamje të nevrikosur e formë penisi në ballë, bëhet ‘hit’ në internet

Një qen i racës haski me një fromë penisi në pellushin e ballit të tij është kthyer kohët e fundit në një sensacion të mediave virtuale.

15:29
Sot, dita e mësuesit! Historia e mësueses që luftoi së bashku me nxënësit

26 festa “7 Marsi” nuk janë shumë në karrierën e një mësueseje, por për Majlinda Kormidhën, mësuesen nga Elbasani, janë shumë emocionet dhe mbështetja e marrë nga nxënësit përgjatë rrugës së saj.

15:20
Rama: Shkollat do rindërtohen/ Kryeministri në Shijak për projektet e rindërtimit

Dëgjesat publike për rindërtim, kryeministri Edi Rama i vazhdoi në Shijak, një qytet me dëme të mëdha nga tërmeti 26 Nëntorit.

15:15
Shtyhet ligji i betimeve/ Mazhoranca tërhiqet, “deri sa të mbërrijë opinioni i fundit i Venecias”

Shumica qeverisëse vendosi mosbërjen e asnjë veprimi tjetër për ta ridiskutuar në parlament, dekretin e firmosur nga presidenti Ilir Meta në shesh, që ia kthen parlamentit ligjin për gjyqtarët dhe prokurorët.

15:12
‘Look’ i përshtatur me maskat; Influencueset e rrjetit kthejnë epideminë e COVID-19 në një sfidë bukurie

Teksa epidemia e koronavirusit përhapet në të gjithë vendet e globit duke përhapur frikë e panik, janë disa që emergjencën shëndetësore po e kthejnë në një mjet përfitimi dhe tërjeqje të vëmendjes.

15:06
Mot me pasoja për shëndetin/ Do ketë luhatje, mjekët: Hapësirë për përhapjen e viruseve

Reshjet e shiut nuk kanë pushuar që prej mesnatës dhe sipas parashikimeve do të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës.

15:02
Drejt Italisë pa frikë/ Emigrantët nisen për të vijuar punën në shtetin fqinj

I kthyer në nëntor nga Italia, ky punonjës sezonal shqiptar po udhëton sërish nga Durrësi drejt veriut të Italisë për të rifilluar një tjetër sezon pune.

14:57
Asnjë rast me koronavirus/ Mjekët: Të prekurit mbase nuk po shfaqin simptomat

Shqipëria nuk ka identifikuar asnjë rast me Covid 19.

14:49
19-vjeçari vret të dashurën, e mbulon me batanije dhe përpiqet ta djegë në skarë

Një 19-vjeçar nga Argjentina ka pranuar vrasjen e të dashurës së tij 24-vjeçare, pas një debati mes tyre, rreth një shtatzënie të mundshme të saj.

14:34
Takim/ Çfarë bisedoi Lulzim Basha me presidentin e Parlamentit të Austrisë?

Kryetari i Partisë Demokratike dhe lideri i Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha zhvilloi një takim të veçantë me Presidentin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka gjatë vizitës së këtij të fundit në Tiranë.

14:21
Revista “Times”: 100 gratë që shkruan historinë

Revista “Times”, ka zgjedhur 100 “Gra të vitit”, një për të përfaqësuar çdo vit që nga 1920 e deri në 2019.

14:10
Afaristët në Maqedoninë e Veriut të shqetësuar nga ikja e kuadrove në Gjermani

Punëdhënësit në Maqedoninë e Veriut theksojnë se lehtësimi i procedurave në Gjermani për punëtorët nga vendet jashtë Bashkimit Evropian, do të rris mungesën e krahut të punës në shumë profile me atë që shumë biznese do të jenë të goditura madje disa duke i çuar në falimentim.

14:07
FOTOT/ 7-8 Marsi, të moshuarit në Berat japin “leksion” kundër dhunës ndaj gruas

Anëtarët e qendrës sociale ditore për të moshuarit e cila menaxhohet nga Këshilli i Qarkut Berat, kanë dhënë “leksion” në qytetin turistik duke mbajtur në duar mesazhe për ndalje të dhunës ndaj gruas.

14:00
Sërish përleshje mes refugjatëve dhe policisë në kufirin greko-turk

Policia greke ka përdorur gazin lotsjellës në përleshje me emigrantët në kufirin turk, të premten, ndërsa Athina tha se marrëveshja e 2016 mes BE dhe Ankarasë, që kishte si qëllim të kufizonte numrin e emigrantëve në Evropë, ishte tani e vdekur.

13:57
(FOTO) Besojeni ose jo, këto që do shihni janë që të gjitha ëmbëlsira!

Kreativiteti i një ish-artisti tatuazhesh arriti deri aty sa, 29-vjeçari Ben Cullen mendoi të befasonte botën me ëmbëlsira që në plan të parë nuk duken aspak si të tilla.

13:41
Panik nga koronavirusi/ Luftë për letra higjienike! Tre gra përleshen me grushte- Video

Tre gra janë filmuar në një përleshje me grushta në një supermarket, e gjitha kjo për disa letra higjienike!

13:34
Vlorë/ Dhunonte bashkëshorten 19 vjeçe, arrestohet 31-vjeçari

Një 31-vjeçar, banues në Vlorë ka rënë në pranga nga policia, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 19-vjeçare.

13:21
Itali/ Sekretari i PD-së Nicola Zingaretti me koronavirus: Jam mirë, por do më duhet të qëndroj në shtëpi

Në një kohë kur në Itali numërohen 197 viktima, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Nicola Zingaretti ka rezultuar pozitiv ndaj testeve të koronavirusit.

13:16
Presim reshje shiu/ Përkeqësohet moti në javën që vjen

Mjekët e lidhin koronavirusin edhe me motin dhe temperaturat.

13:13
Koronavirusi nuk ka ardhur/ Edhe 50 vjeçarja nga Lushnja rezultoi negative

Një grua rreth të 50-tave u dërgua në Infektivin e Qendrës Spitalore Universitare Nene Tereza ne Tiranë me dyshimin se ishte prekur nga Koronavirusi, por analizat qe dolën pak pas mesnate treguan se ajo nuk ishte prekur nga koronavirusi.

13:12
Jeremiç: Vuçiç është pajtuar për anëtarësimin e Kosovës në OKB

Kryetari i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiç ka thënë se Presidenti serb Aleksandar Vuçiç në Washington është dakorduar për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara (KB) dhe se kreu i administratës amerikane ka pritshmëri të mëdha nga Beogradi dhe Prishtina menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare të 26 prillit në Serbi.

13:09
Ishulli ku ligjin e bëjnë gratë, amazonat e fundit në Evropë

Eshtë një ishull në Baltik, ku gjithçka varet nga gratë. Shkrimin e gazetares së ditores Guardian, Rhiannon Lucy Cosslett, që merret me fotografitë e bëra nga Anne Helene Gjelstad në ishullin Kihnu

13:08
Punonjësi i Starbucks rezulton me koronavirus, mbyllet dyqani

Një dyqan Starbucks-i në Seattle është mbyllur për t’iu nënshtruar një procesi dezinfektimi, fill pasi një prej punonjësve rezultoi pozitiv ndaj testit të koronavirusit.

13:01
NBA me dyer të mbyllura, LeBron: Unë nuk luaj pa tifozë!

“Unë luaj basketboll për shokët e mi dhe për tifozët. Mund të bëjnë çfarë të duan, por unë nuk luaj basketboll pa tifozë”.

12:59
Bloomberg: Pse marrëveshja Putin-Erdogan është lajm i keq për Evropën

Armëpushimi i Idlib nuk do të mbetet për shumë kohë, por mund të jetë koha e mjaftueshme që Turqia të përqendrojë zemërimin e saj në Evropë.