Barcelona ka vuajtur jo pak në përballjen e zhvilluar pasditen e sotme në “Camp Nou” përballë Real Sociedad, por në fund ia doli të marrë tre pikët, falë një goli të shënuar nga kapiteni Lionel Messi 10 minuta para fundit të takimit dhe një tjetri nga Jordi Alba në shtesë.

Katalanët vinin pas humbjes në El Classico dhe ishin të karikuar maksimalisht për të marrë 3 pikët, por ndonëse kontrolluan lojën tërë kohës, vuajtën jo pak për të gjetur golat që u dhanë edhe triumfin.

Rreth 10 minuta para fundit, arbitri akordoi një penallti, të cilën e mori përsipër dhe e ekzekutoi saktësisht Lionel Messi, ndërsa më pas Jordi Alba shënoi golin që vulosi suksesin e Barcelonës dhe që riktheu katalanët përkohësisht në krye të renditjes me dy pikë më tepër se Reali i Madridit.

Top Channel