Kur sistemi imunitar ndihmon tumorin të rritet, si një sinjal inflamator mund të kthejë qelizat imune në “aleate” të kancerit
Një burrë është akuzuar së fundmi se mbante të lidhur te tavolina dhe detyronte të vinte qafore vajzën 3-vjeçare të së dashurës së tij.
E vogla kishte gjithashtu shenja të dukshme djegieje dhe detyrohej të mbante tabela ku shkruhej “Nuk jam bindur” dhe “Jam gënjeshtare”, në formë dënimi, raportonin autoritetet.
Nëna e vajzës Jeanette Wilson, tha në policinë e Oklahoma se e bija është abuzuar për gjashtë ditë që kur ajo nisi të banojë në shtëpinë e të dashurit 24-vjeçar Gustus Penningon.
Ky i fundit akuzohet se ka përdorur rrip mesi, dërrasë e qafore ndaj vajzës së vogël, i tha nëna e saj hetuesve.
Oficerët thanë se Pennington përdorte qaforen ndaj vajzës së vogël për të ndaluar që nëna e saj të largohej prej tij. Duke hetuar shtëpinë policia tha se zbuluan tavolinën ku lidhej vazja ndërsa dhe një kamera është instaluar për të vëzhguar atë kur ishte e mbyllur në dhomë.
Policia zbuloi abuzimin e tmerrshëm pas denoncimin nga familja e Wilson që kishte ardhur në shtëpi për ta vizituar dhe ndihmuar.
Pennington i arrestua dhe u akuzua me pengmarrje, sulm dhe abuzim me fëmijët, si dhe mbajtje të substancave të ndaluara.
Megjithse nëna e vajzës tha se ishte dhe ajo një viktimë e abuzimit, policia tha se kishin zbuluar prova se Wilson ishte pjesë e dhunës deh u arrestua dy ditë pas të dashurit. Ajo është akuzuar me dy raste abuzim ose neglizhencë të fëmijës.
Top Channel