Stresi ka një mesazh për reperët shqiptar: Unë jam legjendë, ata po kopjojnë gratë!

07/03/2020 18:17

Këtë të shtunë, në Pop Culture ka qenë i ftuar reperi i njohur Stresi. Gazetarja Kilda Hysenbegasi ka ndjekur nga afër xhirimet e klipit më të ri të Stresit “Loco”, e gjatë bisedës që kanë zhvilluar në backstage Stresi ka thënë se ka për të mbetur legjendë dhe nuk mund të krahasohet me asnjë.

“Ka shumë repera të mirë në Shqipëri por unë nuk krahasohem me asnjë, jam krejt diçka tjetër”.- ka thënë ai.

E përsa i përket këngës së re “Loco” është shprehur i sigurt qëdo të jetë një këngë që do të futet në shtëpinë e çdo shqiptar, gjithashtu ka diccka për të thënë edhe për reperët e tjerë.

“Në tekst flasim se si shumë prej reperëve kopjojnë tashmë gratë’ po gjejnë diçka për jetën e vet. Flas për rapin në Shqipëri që Rapi është me zakone tashmë”.

Më tej gazetarja e ka ngacmuar duke i thënë nëse po nxjerrë jashtë loje ata që bëjnë si repera dhe ai ka pohuar:

“Bravo të qoftë ata e dinë vet. Kujt i djeg le ta mbajë më vjen keq, kjo është ideja ime”.- ka thënë reperi duke pranuar se vazhdon të bëjë diss-e.

Top Channel