Elbasan/ Shoferi i ambulancës në gjendje të dehur po shkonte të merrte pacientin, bën për spital dy të tjerë

07/03/2020 20:21

Një aksident ka ndodhur në aksin Elbasan Metalurgji. Një ambulancë është përplasur me një tjetër mjet. Për pasojë është plagosur çifti i bashkëshorteve që ndodheshin në mjetin tjetër.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.

Shoferi i ambulancës ka qenë në gjendje të dehur.

Ai ka qenë duke shkuar për të marrë një person që ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Top Channel