E mërkurë, 20 Nëntor 2019
14:59
MKRS deklarohet rreth ndërtimit të Stadiumit kombëtar

Pas deklarimeve të fundit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dhënë sqarime rreth vendimit për ndërtimin e Stadiumit kombëtar.

14:52
Torreira i gatshëm të dëgjojë ofertat në janar

Mesfushori i Arsenalit, Lucas Torreira është i gatshëm të dëgjojë ofertat në afatin e janarit.

14:50
Kimmich: Pochettino është trajner i mrekullueshëm

Mbrojtësi i Bayern Munich, Joshua Kimmich ka thënë se ish-trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino është trajner i mrekullueshëm.

14:49
Deklaratat e Ballës/ Presidenca: Presione të dhunshme politike ndaj organit të akuzës

Pas deklaratave të socilaistit Taulant Balla, ka reaguar Presidenca.

14:48
Napoli i frikësuar, i ofron kontratë të re Ruiz

Napoli i ka ofruar kontratën e re mesfushorit Fabian Ruiz.

14:47
Mesfushori turk pritet të largohet nga San Siro

Mesfushori turk, Hakan Calhanoglu i cili ka qenë një nga lojtarët më të spikatur te kuqezinjtë gjatë 2 sezoneve të fundit, e shikon në Gjermani të ardhmen e tij te një skuadër e madhe e Bundesligës.

14:45
NBA, LeBron rishkruan historinë, Golden State rikthehet te fitorja

LeBron James vazhdon të rishkruajë historinë në NBA. Mbreti James ishte protagonist në fitoren e 5-të radhazi të Los Angeles Lakers që në Staples Center mposhti 112-107 Oklahoma City Thunder.

14:40
Talibanët lënë pas ISIS, grupi terrorist më vdekjeprurës

Sipas një sondazhi të ri, talibanët kanë qenë “Grupi terrorist më vdekjeprurës”, vitin e kaluar, kjo pasi militantët e këtij grupi shtuan aktivitetin terrorist në Afganistan.

14:30
Mbi 100 të vrarë në protestat në Iran

Amnesty International thotë se forcat iraniane të sigurisë kanë vrarë të paktën 106 vetë në protestat anti-qeveritare që nisën të premten.

14:29
Lëndohet sulmuesi i Shqipërisë

Rey Manaj është rikthyer sot tek skuadra e tij Albacete, pas dy ndeshjeve të Shqipërisë.

14:24
Super Mario dhe Zelda në Japoni/ Nintendo hap dyqan në Tokyo

Nintendo këtë javë ka hapur dyert për dyqanin e parë të tij në Tokyo, duke ofruar atje gjithçka që nga filxhanët me Super Marion e deri tek çantat e dorës Zelda, si pjesë e një kompleksi të ri lojërash në zemër të qytetit.

14:23
Incidenti me Audin/ Suel Çela shpallet i pafajshëm, Enea Bekteshi dhe Klement Xhaferri në burg

Gjykata e Krimeve të rënda shpalli të pafajshëm Suel Çelën i akuzuar si njëri nga protagonistët e 18 shtatorit 2017 në qytetin e Elbasanit.

14:19
Një yll për Anën dhe Elsën. Aktoret e “Frozen” në bulevardin e famës

Aktorët e “Frozen 2”, Kristen Bell, që luan Anën dhe Idina Menzel, që luan Elsën, u nderuan me yje në bulevardin e famës në Hollivud. “Frozen 2”, vazhdimi i hitit të animuar të Disney që theu rekorde dhe që do të dalë në kinema, përfshirë ato shqiptare, këtë të premte.

14:18
Goditi punonjësit e policisë, pranga 27-vjeçarit

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia në Kurbin pasi ka kundërshtuar, goditur dhe kanosur punonjësit e Policisë së Rendit Publik gjatë ushtrimit të detyrës.

14:18
Kanali i plehrave në Fushë-Krujë/ Bashkia nuk i pastron. Humb asfalti dhe në pjesë të tjera të qytetit

Ndodhem në hyrje të Fushë Krujës, kanali mbrapa meje dikur ka qenë i mbushur me ujë ndërsa tani me plehra të cilat nuk dihet se kur bashkia i ka pastruar për herë të fundit.

14:17
“Erozioni po përshpejtohet”/ Flasin ekspertët pas baticës së fundit në Adriatik

Banorët e zonës  e mbajnë mend deri ku shkonte brezi ranor dhe pylli me pisha i Shëngjinit, por të gjithë e dinë se me këto ritme erozioni deti do t’i marrë tokës çdo gjë në pak vjet.

14:15
Fshati pa ujë/ Banorët e mbushin 3 km larg

Prej shume vitesh fshati Vreshtan ne Elbasan vuan mungesën e ujit te pijshëm. Situata është e njëjtë në çdo stinë, ndërsa banorëve u duhet të mbajnë ujin në krahë disa qindra metra larg.

14:14
Shegë në vend të opiumit/ Biznesi i ri i vendasve në Kandahar

Kultivuesit e shegëve në Afganistanin jugor, ku rritja e frutit është një alternativë e rëndësishme ndaj kultivimit të opiumit, thonë se puna nuk po u ecën mirë këtë vit, me biznesin e prekur nga moti jo i përshtatshëm, infeksionet dhe problemet me eksportin.

14:04
Kapen 25 emigrantë në det, të fshehur në një anijie mallrash

25 emigrantë u gjetën të fshehur në bordin e një anijeje mallrash. Ata ishin nisur për në Britani, që nga Holanda.

14:03
Francë/ Vendim gjykate për rosat, pas gjelit i jepet të drejtë të bëjnë kuak-kuak

Rosat në një fermë të vogël franceze mund të vazhdojnë të bëjnë kuak kuak, madje sa të duan pasi një gjykatë franceze, vendosi të martën në favor të tyre duke refuzuar padinë e ngritur nga një fqinj, që ankohej se zhurma e zogjve po e u shkatërronte jetën.

14:00
Ankandi kontrovers/ Kërkohet tërheqja e sendeve në shitje të Adolf Hitlerit dhe Eva Brown

Një kapelë e Adolf Hitler, fustanet e Eva Braun dhe një botim me kopertinë argjendi të Mein Kampf, janë mes sendeve që do të dalin në shitje nga një shtëpi ankandesh në gjermani dhe kjo ka ndezur jo pak protesta, veçanërisht nga liderët hebrenj.

13:57
Shkarkimi i Presidentit/ Balla: Veprimet e fundit të bëhen pjesë e vlerësimit

Taulant Balla nëpërmjet një deklarate për mediat është shprehur se Marsida Xhaferllari nuk mund të jetë anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

13:46
Ambasadori Heldt prezanton ajvarin kosovar në zemër të Berlinit

Ambasadori gjerman në vendin tonë, Christian Heldt, në njëzet vjetorin e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Gjermanisë ka prezantuar ajvarin midis Berlinit.

13:43
Veliaj propozon uljen e TVSH për autobusët dhe makinat elektrike

Tirana pritet që të jetë një nga kryeqytetet e para në Ballkan jo vetëm për numrin e autobusëve, por edhe për automjetet elektrike.

13:37
Të gjithë të qeshur/ Takimi Meta-Berisha në foto

Ditën e sotme Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka takuar ish-presidentin Sali Berisha ku kanë diskutuar në lidhje me situatën politike në vend.

13:19
Aksidenton për vdekje këmbësoren, arrestohet 24-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quajtur “Ish-Këneta” në Durrës ku një 24 vjeçar ka aksidentuar një shtetase e cila ka ndërruar jetë.

12:56
Neymar paralajmëron Realin: Ndihem perfekt

Ylli i PSG-së, Neymar ka thënë se ndihet perfekt edhe beson se do të luajë në ndeshjen ndaj Real Madridit.

12:54
Google Play Protect bllokon aplikacionet e shpejta të Xiaomit

Ashtu si telefonat e tjerë kinezë, pajisjet Android Xiaomi vijnë me një ndërfaqe të modifikuar të përdoruesit, si dhe shumë aplikacione të parainstaluara që përfshijnë reklama që asnjë prej përdoruesve nuk i kërkon.

12:54
Berisha flet pas takimit me Metën: Presidenti po mbron Kushtetutën, Dvorani është mafioz

Ka përfunduar takimi i presidentit Meta dhe Sali Berishës. Menjëherë pas takimit Berisha ka dhënë për mediat detajet e takimit.

12:52
Inter sytë kah Giroud

Inter është duke shfaqur interesim për sulmuesin e Chelseas, Olivier Giroud.

12:47
Ish menaxheri i Skriniar, “çon” mbrojtësin te Reali i Madridit

Milan Skriniar duket se është duke luajtur sezonin e tij të tretë dhe të fundit me skuadrën e Interit, pasi e ardhmja e mbrojtësit sllovak është në kampionatin spanjoll, atje ku Barcelona e Real Madrid janë në garë mes tyre për ta transferuar.

12:45
Policët e rremë bëjnë grabitje/ Hyjnë në shtëpinë e dy të moshuarve në Milot (detajet)

Disa persona kanë hyrë në shtëpinë e Taf Shabanit në Milot të Lezhës dhe kanë marrë prej andej një sasi të konsiderueshme parash.

12:38
Kampionati rikthehet në fundjavë, java e 13 luhet në 3 ditë të ndryshme

Pas mbylljes së eliminatoreve të Europianit 2020, në fundjavë do të rikthehet Kategoria Superiore me 5 takimet e javës së 13, që do të luhen në tre ditë të ndryshme, të shtunën, të dielën dhe të hënën.

12:33
Veliaj: Të rishikohet harta territoriale, Aeroporti i Rinasit të jetë i Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj njëherësh edhe kryetar i Shoqatës për Autonominë Vendore propozoi rishikimin e ndarjes së re territoriale ku aeroporti i Rinasit të jetë pjesë e Tiranës.

12:31
Ademi: Nuk kam marrë ftesë nga komisioni i ligjeve, as si kryetare e Bashkisë Shkodër, as si…

Voltana Ademi nëpërmjet një statusi në “Facebook” është shprehur se ajo nuk ka marrë asnjë ftesë për mbledhje në Komisionin e Ligjeve.

12:29
Anglisë nuk i hiqet mendja nga Kosova, publikon një tjetër video

Kombëtarja e Anglisë ka publikuar një video në “facebook” të golave që kombëtarja e tyre ka shënuar kundër Kosovës dhe sipër videos ka falenderuar vendasit për mikpritjen.

12:23
Fotot/ Brenda takimit Meta-Berisha

Ka nisur takimi i presidentit Ilir Meta me ish-presidentin Sali Berisha.

12:23
Protestuesi në Irak sjell luanin e stërvitur që të luftojë më qentë e policisë

Një i ri irakian ka gjetur një mënyrë interesante për t’u rezistuar forcave të sigurisë që kanë shtypur protestat antiqeveritare.

12:20
Porosi noterëve për Kajmakun/ Prokuroria e Tiranës: Njoftoni policinë nëse ju vjen

Mundësia që Agim Kajmaku të paraqitet pranë një zyre noterie, me qëllim që ai të mund të lëshojë një prokurorë përfaqësie për avokatin e tij, ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Tiranës.

12:02
613 kg kokainë/ Çekaj: Pse e ndërpretë në mes aksionin? Jam i pafajshëm

Po bëhet në këto momenti gjyqi për Arbër Cekajn i cili akuzohet për përfshirjen në 613 kilogramë kokainë që u kap në portin e Durrësit.

12:01
Në 17.30 takimi i radhës i Metës, prezent dhe përfaqësues të SOROS

Në vijimësinë e takimeve të tij presidenti Ilir Meta do të takohet sot në ora 17.30 me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile të angazhuara me monitorimin e zbatimit të reformës në drejtësi.

12:00
Kane i uron fat Pochettinos pas shkarkimit nga Tottenahm

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane ka thënë fjalë të mira për ish-trajnerin Mauricio Pochettino.

11:57
Persona të maskuar tentojnë plaçkitjen në Prizren

Policia në Prizren raporton se të martën pas mesnate katër persona të maskuar duke shfrytëzuar veturën me targa vendore me përdorim force kishin tentuar që të kryejnë vjedhje në objekt.

11:55
Aksident në Suharekë, këmbësori në gjendje të rëndë

Policia njofton se dje pasdite në Suharekë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda, ku të përfshirë kanë qenë një automjet i udhëtarëve dhe një këmbësor.

11:54
Kurti: Edukimi i fëmijëve është e drejtë kushtetuese

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deklaroi se Kosova duhet të respektojë detyrimet që rrjedhin nga Konventa për të Drejtat e Njeriut dhe t’i ofrojë fëmijëve më shumë mundësi për edukim dhe mirëqenie.

11:51
Probleme për Chelsean, mungon Pulisic ndaj Cityt

Kanë filluar problemet për Chelsean para ndeshjes ndaj Manchester Cityt,

11:50
6 muajshe shtatzënë/ Humb jetën 29 vjeçarja, qentë e sulmuan për vdekje

Një grua shtatzënë është sulmuar për vdekje nga qentë në një pyll në veri të Francës, ku po ndodhte një gjueti.

11:47
Skrinar mund të transferohet tek Real Madrid

Milan Skriniar duket se është duke luajtur sezonin e tij të tretë dhe të fundit me skuadrën e Interit, pasi e ardhmja e mbrojtësit sllovak është në kampionatin spanjoll, atje ku Barcelona e Real Madrid janë në garë mes tyre për ta transferuar.

11:46
Bashkëshortit nuk i pëlqeu, por Joana Sanz ka nostalgji për Parisin

“Parisi është një qytet iu mbushur me racistë dhe pas një jave, bëhet shumë i lodhshëm”, pati deklaruar disa ditë më parë mbrojtësi brazilian Dani Alves në një intervistë, por duket se nuk mendon njësoj edhe partnerja e tij Joana Sanz.

11:26
Ronaldo drejt largimit nga Juventus, kjo mund të jetë e ardhmja e tij

Aventura e Cristiano Ronaldos te Juventus mund të përfundojë shumë shpejt.

11:25
Shqipëri-Kosovë, miqësorja vëllazërore për 28 Nëntor

Për nder të Ditës së Flamurit, më 28 Nëntor, do të zhvillohet miqësorja ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në basketboll.

11:16
Thirrja e Infantinos: Nuk dua më korrupsion në futboll

‘S’dua të shoh më skandale korrupsioni në futboll-kjo është thirrja e bëtë nga presidenti i Federatës ndërkombëtare të Futbollit, Gianni Infantino gjatë një vizite të tij në Kosta Rika si pjesë e një turi që përfshin edhe vizitat në Honduras dhe El Salvador.

11:14
613 kg kokainë/ Prokuroria kërkon 14 vite burg për Arbër Çekajn

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënim me 14 vite burg për Arbër Çekajn, 10 vite e tetë muaj për Donaldo Lushajn si dhe 8 vite e 8 muaj për Armando Pezakun.

11:02
Foto/ Majmuni me “fytyrë njeriu”, i vetmuar dhe beqar

Një majmun është parë në një kopsht zoologjik në Kinë, i cili duket se ka problem që të gjejë dashurinë e tij, pasi nuk ka fytyrën e një majmuni.

11:02
Dy roje burgu akuzohen për falsifikim të regjistrave për vdekjen e Epsteinit

Dy oficerë burgu, përgjegjës për mbrojtjen e financierit të ndjerë amerikan, i dënuar për abuzim seksual, Jeffrey Epstein, u akuzuan për falsifikim të regjistrave, natën kur ai vdiq.

11:01
Basha në kongresin e PPE, fokusi te anëtarësimi i Shqipërisë në BE

Kryetari i PD, Lulzim Basha do të marrë pjesë në kongresin e PPE ku do të zgjidhet Presidenti i ri i PPE-së, dhe kandidati i vetëm është Donald TUSK, aktualisht President i Këshillit Europian.

10:58
Publikohen qindra-mijëra dokumente mbi viktimat naziste

Qendra Ndërkombëtare e Arkivave për Përndjekjen Naziste, Arolsen, botoi në internet qindra-mijëra dokumente mbi njerëzit e persekutuar nga nazistët.

10:57
“Daily Mail” liston 20 talentet që pritet të shpërthejnë në 2020-ën

Tabloidi Anglez “Daily Mail” ka barë një vëzhgim në futbollin e moshave dhe jo vetëm dhe ka arritur të nxjerrë sot një listë me 20 futbollistë që janë nën moshën 20-vjeçare dhe që pritet të kapin majat e futbollit në pak vite.

10:53
Audi sjell “artilerinë e rëndë” në Los Anxhelos

Prodhuesi gjerman i veturave Audi mund të jetë në qendër të vëmendjes në panairin e ardhshme në Los Anxhelos.

10:49
NATO zgjerohet deri në hapësirë

NATO po zgjeron operacionet e saj në hapësirë, zona e pestë operative pas tokës, detit, ajrit dhe hapësirave të fundit në internet, thanë drejtues të Aleancës Veri-atlantike.

10:48
​OKB e alarmuar nga raportimet mbi numrin e madh të viktimave në Iran

Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, denoncoi sot përdorimin e forcës, përfshirë edhe përdorimin e municioneve luftarake kundër turmave të protestuesve në Iran, duke shprehur shqetësim ndaj raportimeve, që tregojnë për një numër të madh viktimash.

10:47
“Evropa nuk ia kthen shpinën Ballkanit Perëndimor”

Ministrja e Jashtme e Finlandës, Tytti Tuppurainen theksoi se Evropa nuk do t’ia kthejë shpinën Ballkanit Perëndimor.

10:46
Anulohen koncertet e Enrique Iglesias mes raporteve për mashtrim

Enrique Iglesias është detyruar të anulojë disa koncerte në Evropën Lindore pas raportimeve për mashtrim nga promovuesit.

10:46
Atentati në Shkozet/ Redjan Rraja mbetet në burg

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lënë në fuqi masën arrest me burg për Redjan Rrajën.

10:34
Mbështeti aktet terroriste të ISIS në Facebook, kush është i riu shqiptar i cili u dënua me 5 vite burg

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të pandehurit Fitim Lladrovci për shkak të veprës penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste”.

10:31
Pse nuk duhet t’i vrisni kurrë merimangat në shtëpi? Flasin ekspertët

E dimë se është e vështirë t’ju bindim, por na lejoni të provojmë të gjitha arsyet pse nga sot nuk duhet ta vrisni merimangën tjetër që do të shihni në shtëpinë tuaj. Pse?

Sepse merimangat janë një pjesë e rëndësishme e natyrës dhe ekosistemit tonë të brendshëm.

10:23
Kriza politike/ Meta vazhdon takimet, ja kë do presë sot

Pas takimit me krerët e partive të opozitës jashtë parlamentit presidenti Ilir Meta do të takojë sot aktorë të tjerë të politikës.

10:18
Mourinho “merr frerët” e Tottenham dhe dyfishin e pagë së Pochettino

Jose Mourinho është emëruar si trajneri i ri në stolin e Tottenham, pasi Mauricio Pochettino u shkarkua dje për shkak të rezultateve të dobëta.

10:12
Unaza e Re/ PD bën kallëzim penal: Prokuroria të nisë hetimet dhe të ndërpresë punimet

Partia Demokratike ka depozituar sot kallëzimin penal për projektin e Unazës së Re.

10:00
Foto/ Alvin në Instagram, jeta e re e 11 vjeçarit

Alvinin tani e gjejmë dhe në Instagram. Babai i tij, Afrim Berisha, ka vendosur t’i hapë 11 vjeçarit një profil në “Instagram”, ku ka publikuar edhe fotot e para te Alvinit, i cili duket mjaft i lumtur.

09:47
Fotot/ Ja si “shokët e djalit” vodhën banesën në Milot

Dje në orët e mbrëmjes tre persona janë futur në banesën e Taf Shabanit në fushë Milot dhe kanë shpërthyer kasafortën.

09:29
Vrasja e gazetares në Maltë, arrestohet biznesmeni i njohur

Policia në Maltë ka arrestuar një prej biznesmenëve më të njohur të vendit në lidhje me një hetim mbi vrasjen e gazetares Daphne Caruana Galizia.

09:21
Durrës/ Kanosi me thikë 41 vjeçarin, në pranga 55-vjeçari

1 shtetas është arrestuar në flagrancë nga policia dhe shpallet në kërkim një tjetër, për plagosje me dashje.

09:03
Milot/ “Skifterat” paraqiten si shokët e djalit, futen në shtëpi dhe vjedhin kasafortën

Në orët e mbrëmjes së kaluar tre persona janë futur në banesën e Taf Shabanit në fushë Milot.

08:51
Kosovë/ Rinumërohen 60% e vendvotimeve

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate po vijon procesi i rinumërimit sipas vendimit të PZAP-it.

08:40
Ekstradohen drejt Italisë tre shqiptarë, të kërkuar nga drejtësia italiane (video)

Tre shtetas shqiptar, të kërkuar nga drejtësia italiane, për vepra të rënda penale janë ekstraduar drejt Italisë.

08:25
47 vite nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Sot bëhen 47 vite kur hapi punimet Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.

08:16
Tërheqje litari para samitit për Ukrainën në Paris

Para samitit për Ukrainën Lindore që zhvillohet në Paris, ka disa lëvizje politike: Kushtet e Rusisë janë plotësuar, data është caktuar. Por në një pikë qendrore për Moskën po rritet presioni ndaj Kievit.

08:06
E bujshme, ndërtesa ku lindi Adolf Hitler do të kthehet në stacion policie

Ndërtesa ku lideri nazist Adolf Hitler lindi në Austri do të shndërrohet në një stacion policie, kanë njoftuar zyrtarët.

07:50
Temperatura të ulëta dhe reshje shiu pasdite, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku pasdite do të sjellin reshje shiu në të territorin. Reshjet janë në intensitet mesatar.

07:40
Mali i Zi e gjobiti për ngritjen e flamurit shqiptar, e pabesueshme ajo që bën shoqata Bjeshkatarëve “Rumia”

Shoqata Bjeshkatareve “Rumia” nga Ulqini ia paguan dënimin kolegut Irfan Domnorit nga Shkodra.

07:31
Po transportonte 107 kg kanabis, arrestohet shqiptari në Greqi

Një shtetas shqiptar ra në prangat e policisë greke një natë më parë, në aksin që lidh Kalpaqin me Janinën. Sipas departamentit të anti drogës greke, lënda narkotike ishte ngarkuar në zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë, dhe po transportohej në bordin e një Alfa Romeo me targa greke e drejtuar prej një shtetasi shqiptar nga Tirana,emri i të cilit për momentin nuk bëhet publik.

07:24
Historia/ Në 1999 erdhi nga Kosova si refugjat në SHBA, në 2014 u bashkua me ISIS-in

Lirim Sulejmani tani shpreson se do ta shpëtojë përsëri Amerika, duke mos e lënë në duart e ushtrisë së Asadit

07:03
Rrjetet sociale, thikë me dy presa për gratë politikane

Një studim i ri, arrin në përfundimin se gratë politikane po përdorin gjithnjë e më shumë median sociale për të komunikuar drejtpërdrejt me audiencat e tyre, duke kompensuar për mangësitë e pasqyrimit të aktivitetit të tyre në mediat tradicionale.

06:51
Vuani nga anemia? Provoni kurën me karrota

Ndoshta nuk e keni ditur por karrotat janë nga zgjidhjet më të mira natyrale kundër Anemisë. Kjo perime është e pazëvendësueshme për shëndetin e mirë të organizmit.

06:39
Rukola, burimi i mineraleve që ju duhen për uljen e tensionit të gjakut

Rukola është një barishte me dhunti të shumta për shëndetin e mirë. Ajo përdoret kryesisht në sallata, por edhe mund të gatuhet krahas perimeve të tjera. Sipas shqiptarët e kanë kultivuar rukolën pas viteve 90’, ndërkohë që vendet e tjera të Mesdheut e kanë kultivuar këtë barishte prej më shumë kohësh.

06:20
Boronica e kuqe/ Fruti që ju ndihmon kundër peshës së tepërt

Boronica e kuqe është një nga frutat më të nënvlerësuar në mesin e të gjitha frutave të tjera të pyllit. Ajo është e pasur me antioksidantë dhe fibër dhe ofron një larmi përfitimesh shëndetësore duke nisur nga tretja e deri tek sheqernat në gjak. Këto fruta të vogla bëjnë një punë të jashtëzakonshme në organizëm dhe u vijnë në ndihmë atyre që vuajnë nga zemra por edhe atyre që vuajnë nga mbipesha.

05:43
Arrestohesh nëse përdor cigare elektronike, ja në cilin vend ndodh kjo

Filipine do të ndalojë përdorimin dhe importimin e cigareve elektronike dhe do të arrestojë këdo që i përdorë ato, tha presidenti Rodrigo Duterte.

04:34
Stoltenberg bën thirrje për unitet mes vendeve anëtare të NATO-s

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg iu bëri thirrje aleatëve të ruajnë dhe forcojnë “unitetin” e tyre, duke thënë se organizata është “garantuesi i vetëm i sigurisë evropiane dhe transatlantike”.

03:31
SHBA ndryshon qëndrimin për vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo njoftoi të hënën se Shtetet e Bashkuara po ndryshojnë qëndrimin e tyre për vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor, duke hedhur poshtë mendimin juridik të Departamentit të Shtetit të vitit 1978 se vendbanimet civile në territoret e pushtuara palestineze janë “në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”. Njoftimi është një nga lëvizjet më të fundit të administratës së Presidentit Trump që dobësojnë pretendimet palestineze për shtetësi.

02:25
Gjendet në një anije të mbytur konjaku 100 vjeçar

Gjashtëqind shishe me pije alkoolike 100 vjeçare u gjetën në bordin e anijes së mbytur “Kyros” , të zbuluar nga ekipi skandinav Oqeani X.

01:45
Protestat në Iran/ Rritet numri i viktimave, OKB dënon dhunën ndaj protestuesve

Vendi është përfshirë nga protesta të nxitura prej rritjes se çmimit të benzinës, të cilat thuhet të kenë shkaktuar mjaft viktima.

01:15
Thirrja e 7 vendeve të BE: Deri në janar me propozime konkrete për integrimin e Ballkanit

Shtatë vende anëtarë të BE i kanë bërë thirrje Komisionit Europian të dalë deri në në janar të 2020-tës me propozime konkrete për të përmirësuar efektivitetin e procesit të pranimit, si një instrument në mbështetje të reformave dhe përpjekjeve të integrimit në rajon.

00:39
Kosovë/ Vreshtarët ankohen për çmimin, nuk mbulojnë dot kostot

Zijajdin Metbala mori shumë prodhim nga vreshtat e tij në Rahovec zona më e madhe e kultivimit të rrushit në Kosovë. Nga dy hektarë thotë se ka vjelë 35 mijë kilogramë rrush.

00:01
E bujshme/ Tottenham shkarkon Mauricio Pochettinon, ja kush do ta zëvendësojë

Në mënyrë befasuese Tottenham Hotspur shkarkon nga detyra pas 5 vitesh e gjysmë trajnerin Mauricio Pochettino.

E martë, 19 Nëntor 2019
22:58
Kualifikohet Uellsi/ Belgjika, Gjermania dhe Holanda fitojnë me goleadë

Është Uellsi skuadra e 20-të dhe e fundit që siguroi një biletë në fazën finale të Euro 2020 nëpërmjet 10 grupeve kualifikuese. Britanikët mposhtën në shtëpi 2-0 Hungarinë falë dy golave të mesfushorit të Juventusit Aaron Ramsey, duke djegur Sllovakinë dhe pikërisht Hungarinë që gjithsesi do të luajnë shanset e tyre në play-offin e Nations League.

22:54
Maradona jep dorëheqjen nga Gimnasia La Plata, shkak bëhet presidenti!

Diego Armando Maradona largohet zyrtarisht nga stoli i Gimnasia La Plata. Ai që ka bërë publik lajmin është presidenti i klubit argjentinas Gabriel Pellegrino, i cili ishte edhe motivi i dorëheqjes së Maradonës.

22:44
Ekskluzive/ Arrihet marrëveshja, Edi Reja trajner i kombëtares për katër vitet e ardhshme

Është arritur marrëveshja midis Edi Rejas dhe Kombëtares Shqiptare të Futbollit dhe bashkëpunimi do të vazhdojë edhe për katër vitet e ardhshme.

22:38
Dede premtoi kualifikimin, por Shqipëria U-19 e mbyll me 3 humbje!

Trajneri Nevil Dede premtoi kualifikimin, por Shqipëria e 19-vjeçarëve jo vetëm që nuk u kualifikua por u eliminua me turp nga raundi i parë eliminator i kampionatit Europian të kësaj grupmoshe.

22:23
Shqipëria U-17 merr pikën e parë, barazon me Gjeorgjinë

Shqipëria U-17 mori pikën e parë në ndeshjen e fundit të grupit 8 kualifikues të kampionatit europian të 17-vjeçarëve.