21:34
Top Story/ Vdekja që tronditi Bllokun në kohën e komunizmit
Banorët e Bllokut nuk e kalonin jetën aq paq, pa telashe. Nuk mungonin as aty zhgënjimet, intrigat, veset dhe as shqetësimet njerëzore si ato që përjetonin qytetarët që jetonin jashtë tij. Kishte edhe në Bllok zili, ambicie mes banorëve, lajkat, servilizëm e hipokrizi. E sidomos kishte kontroll e komente të jetës së njëri – tjetrit.