Ngacmimet seksuale në ushtri, reagon Yuri Kim: Duhet të sillen me nder…

06/03/2020 16:52

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim me anë të një postimi në Twitter ka reaguar në lidhje me ngacmimet seksuale në ushtri. ajo ka shpërndarë njoftimin e Ambasadës ku njoftohet se 20 koordinator nga Prokuroria e Përgjithshme do të financohet për trajnim në Nju Xhersi për sa u përket të drejtave të viktimave të sulmeve seksuale në ushtri.

Yuri Kim shkruan se çështja nuk ka të bëjë vetëm me të drejtat e viktimave por ka si synim që të ndërtojë një shërbim ushtarak ku anëtarët e trajtojnë njeri-tjetrin me nder dhe respekt.

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me të drejtat e viktimave, por ka të bëjë me ndërtimin e një shërbimi ushtarak, ku anëtarët kujdesen për njëri-tjetrin dhe sillen me nder – me fjalë të tjera, ka të bëjë me forcimin e sundimit të ligjit, si dhe aftësitë mbrojtëse” shkruan Yuri Kim.

Top Channel