Molekulat organike të zbuluara në Mars nga mjeti i NASA-s plotësojnë kushtet e jetës aliene

06/03/2020 16:12

Molekulat organike të ngjashme me ato të myqeve, naftës e qymyrit në tokë janë identifikuar së fundmi dhe në sipërfaqen e Marsit, dhe mund të sinjalizojnë prezencën e jetës aliene në planetin e kuq.

Këto kimikate të quajtura tiofene, janë molekula të rëndësishme pasi përmbajnë karbon e sulfur, dy nga ingredientët kryesorë të jetës.

Sonda e NASA-s në Mars ka identifikuar gjurmët e tyre në planet dhe astronomët tashmë thonë se origjina e tyre më e mundshme është nga proceset biologjike.

Analizat e sondës së re Rosalind Franklin që do të lëshohet këtë vit do të ndihmojnë në vërtetimin ose përgënjeshtrimin e kësaj teorie, shpresojnë studiuesit.

Zbulimet tregojnë se kimikatet kanë qenë rezultat i proceseve biologjike dhe jo të reaksioneve kimike.

Megjithse ky është një hap i rëndësishëm në kërkimin e jetës në mars, studiuesit thonë se nuk është ende provë konkrete.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel