Sot festa e mësuesit/ Një ditë para 7 marsit, aktivitete në shkolla

06/03/2020 15:36

Krahas mësimit, këtë të premte në shkolla u festua 7 marsi.

Në përkujtim të hapjes së shkollës së parë shqipe në Korçë më 7 mars të 1887, 7 marsi i është kushtuar mësuesve. Në shenjë mirënjohje, nxënësit falenderojnë me dhurata mësuesit e tyre.

Duhet të kesh një zemër shumë të madhe, që të mësosh mendjet e vogla, e ti ke më shumë se aq mësuese Bruna. Ky është një nga urimet që kanë bërë nxënësit për mësuesit e tyre. Agustini ka ardhur me shumë dëshirë sot për të takuar mësuesen.

Nxënësit në një atmosferë festive, kanë përzgjedhur vargjet më falenderuese për mësuesit, dhe këtë herë janë ata të ulur për t’i dëgjuar.

Top Channel