Përkeqësohet bilanci/ Koronavirusi në Itali vret 49 persona brenda 24 orëve, shkon në 197 numri i viktimave

06/03/2020 18:24

ITALI – Numri i viktimave të shkaktuar nga koronavirusi në Itali ka shkuar në 197. Ky bilanc tragjik është rritur me 49 viktima brenda 24 orëve.

Ndërkohë virusi vdekjeprurës është përhapur në masë ku sipas mediave italiane deri më tani janë infektuar 4636 njerëz. Janë plotë 2778 persona të infektuar më shumë se të mërkurën që lamë pas.

Ashtu siç është raportuar vazhdimisht, nga ky koronavirusi i lindur në Kinë, ka pasur edhe të mbijetuar të cilët kanë arritur të shërohen. Në Itali numri i të shëruarve është 523.

Në Itali virusi është përhapur në 20 rajone. Më poshtë janë të gjitha rastet sipas rajoneve që janë infektuar nga koronavirusi.

2.612 Lombardia

870 Emilia-Romagna

488Veneto

159 Markat

143 Piemonte

79 Toscana

54 Lazio

57 Campania

32 Liguria

31 Friuli Venezia Giulia

24 Siçili

17 Puglia

16 Umbria

12 Molise

10 Provinca Autonome e Trentos

9 Abruzzo

5 Sardenja

3 Bazilika

7 Lugina e Aostës

4 Kalabria

4 Provinca Autonome e Bolzano

FOTO GALERI
1/11

Top Channel