Lojtarët në karantinë, Kahlenberg infektoi stadiumin!

06/03/2020 13:49

Danimarka regjistron një rast të rëndë të epidemisë së koronavirusit, me emrin e ish futbollstit të kombëtares, Thomas Kahlenberg që veç vetes dyshohet se ka infektuar të tjerë lojtarë dhe shumë tifozë, në një kohë që as nuk dinte se ishte sëmurë.

I kthyer nga një udhëtim në Amsterdam ku besohet se mori koronavirusin, ish futbollisti ishte prezent në një ndeshje të Ligës daneze ku ka infektuar të paktën 16 persona të tjerë.

Ndeshja në fjalë është ajo mes Brondbi dhe Lingbi, e vlefshme për kampionatin danez, dhe u zhvillua në një atmosferë emocionuese në vendin nordik ku nuk ka emergjencë për virusin. Por klubi i periferisë së Kopenhagen, menjëherë pas përfundimit të sfidës, vendosi në karantinë 13 njerëz, mes të cilëve futbollistë dhe staf drejtues.

Edhe Lingbi mori masa për të kufizuar përhapjen e koronavirusit duke vendosur në karantinë 3 lojtarë që ishin në kontakt me ish futbollistin Kahlenberg. Por jo vetëm kaq. Në udhëtimin e tij në Holandë, ish mesfushori ka patur takime dhe me disa lojtarë dhe staf teknik të Ajaksit, dhe mes tyre ka përfunduar në karantinë, edhe zëvendës trajneri Kristian Polsen.

Top Channel