“Fluturonin” me shpejtësi nga 133 km/h deri në 187 km/h, polica kap në radar 11 shoferë në aksin Elbasan-Tiranë

06/03/2020 17:56

Bërzhitë – 11 shoferë që udhëtonin me një shpejtësi tepër të madhe që varionte nga 133 km/h deri në 187 km/h janë ndaluar nga policia pas kontrolleve me radar gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Elbasan-Tiranë.

Sipas policisë kontrollet me radar në afërsi të vendit të quajtur Bërzhitë janë ndërmarrë në kuadër të parandalimit të aksidenteve në rrugë.

Ndërkohë policia njofton se kontrollet e rrepta do të vijojnë edhe përgjatë mbrëmjes së sotme deri në mëngjes.

Njoftimi i policisë:

Pak minuta më parë. Në Bërzhitë, në aksin ?rrugor Elbasan-Tiranë.
?♂?Vijon kontrolli me radar, për parandalimin e shpejtësisë me qëllim parandalimin e aksidenteve.
187 km/h ✈ rrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugore dhe pasoja fatale për jetën e drejtuesit, pasagjerëve, por edhe përdoruesve të tjerë të rrugës.

Gjatë gjithë ditës së sotme, në këtë aks janë evidentuar 11 raste të shpejtësisë që varionte nga 133 km/h deri në 187 km/h ✈, shpejtësi në fluks, çka rrezikon? seriozisht jetën e përdoruesve të rrugës dh vetë drejtuesve të këtyre mjeteve.

Kontrollet do vijojnë edhe gjatë orëve të mbrëmjes e orëve të para të mëngjesit dhe gjithë fundjavën.
Drejtues mjetesh, duajeni jetën, mos fluturoni në rrugë ✈ qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni? juaj të jetë i sigurtë.
Viti 2020, Viti i Sigurisë Rrugore.

Top Channel