E qeshur dhe e veshur me një fustan të puthitur pas trupit në ngjyrë bojëqielli të fortë, Meghan Markle u shfaq sfiduese mbrëmjen e së enjtes në daljen e parë publike që prej krizës që i shkaktoi familjes mbretërore britanike vendimi i saj dhe Harry-t për të dalë më vete.

E rikthyer tashmë plotësisht në formë pas lindjes, Dukesha e Sussex nuk ishte kursyer as me make up-in, dhe e gjitha pamje e saj dukej sikur thoshte se nuk po e vuan fare situatën e krijuar. Çifti mori pjesë në eventin kremtues të arritjeve të pjesëtarëve të plagosur të forcave të armatosura, Endeavour Fund Awards, organizuar në Mansion House të Londrës.

Meghan dhe Harry u pritën me nderime e iu dhanë edhe katër çmime, përfshirë atë të Ekselencës. “Rikthimi ishte një kënaqësi e vërtetë”, tha Meghani.

“Është viti i tretë që e bëjmë këtë dhe unë kam pasur fatin e jashtëzakonshëm t`i bashkohem tim shoqi në këtë event kaq frymëzues”, shtoi ajo.

Herën e fundit, Meghan Markle ishte në Angli për të finalizuar kushtet e shkëputjes së saj dhe Harry-t, ndërkohë që mbi çiftin janë vendosur një sërë kufizimesh, përfshirë atë që I ndalon të përdorin fjalën “mbretërore” në markën e tyre të produkteve të quajtur: Sussex Royal.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel