Paderborni i Jurgen Gjasulës është drejt rikthimit në Bundesligën e dytë, pasi mbrëmjen e sotme pësoi humbjen e katërt radhazi, teksa u mposht në shtëpi me rezultatin 1-2 nga ana e Koln.

Vendasit erdhën rishtazi në Bundesligë, por paraqitja e tyre ka lënë për të dëshiruar dhe kur kanë mbetur vetëm 9 javë nga fundi, janë plot 9 pikë larg vendit të 15 që do t’u shmangte rënien një kategori më poshtë.

Në sfidën e mbrëmjes së sotme Gjasula qëndroi gjatë gjithë kohës në pankinë, ndërsa Kolni zgjidhi gjithçka Brenda pjesës së parë dhe goli i vendasve në 45-minutëshin e dytë shërbeu vetëm për statistikë.

Top Channel