Tragjedi në Itali/ Makina e grabitësve përplas 22-vjeçaren shtatzënë, vdes foshnja e lindur para kohe 26/11 21:28
Mediat tuniziane njoftuan se një person që ngiste një motor hodhi vetën në erë pranë ambasadës amerikane në kryeqytetin Tunizian, Tunis.
Sipas radios private “Mosaique” shpërthimi shkaktoi plagosjen e pesë policëve, një lajm që nuk është konfirmuar ende nga autoritetet. Policia ka bllokuar zonën përreth vendit të shpërthimit.
Vitet e fundit Tunizia ka qenë shënjestër e sulmeve të ekstremistëve islamikë që kanë shkaktuar vdekjen e një numri njerëzish.
Top Channel