Provat gjenerale të “Take Me Out Albania” nisën sot në studion gjigante të Top Channel, dhe do të vazhdojnë çdo ditë.

Interesi për të zbuluar më shumë detaje mbi programin më të suksesshëm “dating” në botë që do të vijë ekskluzivisht në Top Channel nën drejtimin dhe autorësinë e plotë të Luana Vjollcës,vazhdon të jetë tepër i madh, megjithatë ju sigurojmë se nuk keni parë gjë akoma.

“Take Me Out Albania” pritet të jetë një spektakël i vërtetë, ashtu siç nuk keni parë kurrë më parë.

Ndërkohë që provat po shkojnë shkëlqyer me konkurrentët beqarë, në kërkim të dashurisë, famës e suksesit, ju kujtojmë se aplikimet për t’u bërë pjesë e emisionit vazhdojnë akoma.

Audicione fillestare zhvillohen çdo ditë në orën 17:00 në ambientet e Top Channel në piramidë, e gjithashtu mund të aplikoni edhe në aplikime.top-channel.tv/takemeout/

Top Channel