11 milionë klikime, Përputhen thyen çdo pritshmeri, sensacion edhe në You Tube

08/03/2020 21:08

Duket se personazhet tërësisht të zakonshëm, të cilët mund ti hasësh rëndomtë në përditshmëri, janë ata që e mbajnë publikun të mbërthyer jo vetëm përpara ekranit të televizorit, por dhe ekraneve të kompjuterëve apo telefonave, duke e bërë Përputhen një sensacion të vërtetë të You Tube dhe rrjeteve sociale.

Me historitë dhe dinamikat e ndryshme që zhvillohen përgjatë javëve, që prej fillimit të formatit, PërPuthen numëron mbi 11 milionë shikime në youtube, si dhe mijëra e dhjetra shikime, pëlqime e komente në rrjete sociale si Instagram apo Facebook.

Ina dhe Antoneta dy protagonistet e përputhen, si dhe djemtë, janë kthyer ndër personazhet më të dashur për publikun dhe ndër më të kërkuarit ne marketing

Ajo që nisi me dyshim dhe skepticizëm si një sfidë për produksionin e E Diell, është kthyer tashmë në programin më të shumëpritur të fundjavës për të gjitha shtresat dhe moshat.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel