Ishte dënuar me 170 ditë burg për vjedhje, tenton të fusë pilula që i kishte fshehur në vendin intim

08/03/2020 22:36

Një gruaje të burgosur i është shtuar dënimi pasi u kap duke futur brenda burgut 130 pilula, duke i fshehur në vendin intim.

Tammy Engle, 48 vjeçe  i janë gjetur barna pa recetë, të llojit “Xanax, Klopin dhe Adderall”, të fshehura brenda vaginës në kohën kur ajo ka qenë e burgosur në Wichita Falla të Texasit.

48-vjeçarja ndodhej në burg pasi kishte kryer një grabitje në një dyqan me vlerë 246 dollar (produkti i grabitur nuk bëhet i ditur).

Kontrabanda e barnave është zbuluar nga një police femër gjatë kontrollit të zhveshur, brenda qelive. Barnat ose pilulat ishin gjetur brenda vaginës së gruas të mbështjellë me një qese plastike. Gjithçka është zbuluar nga e ecura e ndrojtur e Tammy dhe fytyra e saj që pasqyronte gjendje stresi, shkruajnë mediat e huaja. Sakaq, dënimit fillestar prej 170 ditësh për gruan për shkak të grabitjes, i janë shtuar dhe dy vite të tjera për kontrabandën e barnave.

Top Channel