Një ditë pas lajmit se koronavirusi ka prekur edhe Shqipërinë nëpër rrugë shikohet një numër i madh njerëzish që si masë të parë kanë marrë, vendosjen e maskës.

“Unë nuk kam frikë, pasi është një virozë si gjithë të tjerat.

Të bëhemi të fortë, sido të na vijë, ne do të përballemi, kështu i them vetes.

Lajmë duart, nuk takohemi, mbajmë distancë, ja këto janë masat këto ditë.

Shkollat u mbyllën, por mund të jenë prindërit që e mbartin virusin.

Na erdhi dhe neve. Nuk kam ndërmend të iki në Greqi se kam frikë. Në Janinë dhe Athinë ka rënë virusi.

Gjërat duhen marrë me qetësi. Maskën ka ditë që e kam vënë. Kam një muaj që e mbajë maskën.

Virozë është, grip, do kalojë. Vajza ime e vogël do ta mbajë maskën kur të dalë jashtë e të jetë në kontakt me njerëzit”, shprehen qytetarët.

Top Channel