Gjatë bashkëbisedimit të tij në Forumin Ekonomik Delphi, Zv. Ndihmës Sekretari Palmer preku vendimin e BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Palmer tha se e ka quajtur një gabim mosmarrëveshjen që nga tetori.

“Në fakt, mendoj se e quajta një gabim historik. Lajmi i mirë është se ekziston një mundësi për të korrigjuar atë gabim në Mars në Takimin e Këshillit Evropian më vonë këtë muaj. Do të dëshironim shumë të shohim një vendim pozitiv nga Këshilli Evropian për të hapur negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë. Ne mendojmë se të dy vendet kualifikohen për këtë në meritë.

Raporti i fundit nga Komisioni Evropian ishte shumë pozitiv, shumë mbështetës, e bën shumë të qartë se është me rëndësi strategjike që Bashkimi Evropian të ofrojë dritën jeshile si për Shkupin ashtu edhe për Tiranën.

Është e rëndësishme që Bashkimi Evropian t’i dërgojë një sinjal të qartë dhe të prerw Ballkanit Perëndimor që rruga për në Bashkimin Evropian është e hapur. Se ka një perspektivë, një perspektivë, për të përdorur terminologjinë e BE-së, për anëtarësimin eventual të Ballkanit Perëndimor. Dhe Shqipëria, Maqedonia e Veriut, ky është vendi për të filluar”, tha ai.

Top Channel