Koronavirusi/ Basha: Sot nuk është koha për panik, të gjithëve do na duhet të bëjmë sakrifica

09/03/2020 11:34

Përmes një postimi në Facebook, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se të gjithëve do na duhet të bëjmë sakrifica në mënyrë që të luftojmë përhapjen e virusit, duke na kujtuar kështu rëndësinë që duhet t’i jepet higjienës personale dhe të qëndruarit në shtëpi në rast se nuk ndihemi mirë.

“Asnjë vend nuk është imun ndaj rrezikut të koronavirusit, dhe tani që kemi rastet e para të konfirmuara edhe në Shqipëri, është më e rëndësishme se kurrë që të gjithë të reagojmë me kujdes dhe me përgjegjshmëri”, shkruan Basha.

Më tej shton:

“Të gjithëve do na duhet të bëjmë sakrifica në mënyrë që të luftojmë përhapjen e virusit: të kujdesemi shumë për higjenën tonë personale, të kufizojmë udhëtimet dhe nëse nuk ndihemi mirë të rrimë në shtëpi. Sot nuk është koha për panik, por për masa të shpejta dhe të vendosura.”

Top Channel