Ku po mbahen 2 të prekurit me koronavirus? Manastirliu lajmëron pezullimin e operacioneve të planifikuara

09/03/2020 12:43

Në një deklaratë të përbashkët me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe doktoreshë Silva Binon, mjeku Tritan Kalo ka bërë me dije se dy të prekurit me koronavirus janë duke u trajtuar tek Infektivi.

“Të dy rastet janë te Infektimi dhe po marrin trajtimin e duhur. Dhoma kanë oksigjen dhe kanë minimumin e pajisjeve të nevojshme, nuk janë dhoma hoteli, por spitali. Janë në përputhje spitalore, më të mira të mundshme janë në përputhje me standardet botërore. Do ia dalim mbanë në këtë beteje”, tha Kalo.

Nga ana tjetër, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu njoftoi një urdhër të ri të ndërmarrë për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në Shqipëri, ku nga sot do të anulohen të gjitha ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara.

“Urdhri i ri ka të bëjë me kufizimin dhe ndalimin e ndërhyrjeve operatore kirurgjikale duke përjashtuar patologjitë malinje. Nuk do të ketë asnjë ndalim për shërbime kirurgjikale të urgjencave”- sqaroi ministrja Manastirliu.

Ndërkohë doktoreshë Silva Bino tha se duke qenë se djali i prekur nga koronavirusi ka infektuar vetëm babanë, ai është pacienti zero, por nuk ka një transmetim komunitar, pasi janë gjurmuar të gjitha kontaktet që ai ka pasur me persona të tjerë.

Bino tha se në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik bëhen 200 analiza në ditë për koronavirusin, dhe mund të bëhen edhe deri në 500 sipas saj, nëse shtohen kapacitetet.

Top Channel